Skip to content

U shua sopranoja Luiza, nëna e Pirro Çakos

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare sopranoja e njohur Luiza Papa Çako

Shqipëria ka humbur një nga zërat e saj më të veçantë. Sopranoja Luiza Papa Çako është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në muzikën lirike dhe popullore shqiptare.

Një jetë në skenë

Pas kthimit nga studimet në Rusi, ajo nisi karrierën e saj artistike në Teatrin e Operës, ku spikati për vokalin e fuqishëm, interpretimin e ndjerë dhe elegancën artistike.

Martesa me tenorin e njohur Gaqo Çako e lidhi akoma më shumë me botën e muzikës, duke u bërë një ndër çiftet më të respektuar të artit shqiptar.

Rolet më të paharruara

Në repertorin e saj numërohen mbi 20 role operistike e operetash, mes tyre:

“Lola”, Nina, Dona Paskuale, Rigoleto

Mamica te “Skënderbeu”

Dava te “Mrika”

Nastasa te “Karnavalet e Korçës”

Interpretimet e saj mbeten të paharruara në kujtesën e publikut shqiptar, si në muzikën klasike, ashtu edhe në atë popullore, falë kontributit të saj në Ansamblin e Këngëve.

Ikonë kulture dhe stili

Përveç muzikës, Luiza Papa Çako ishte edhe një figurë e spikatur e jetës kulturore të Tiranës në vitet ’60, ku u bë një ikonë e modës dhe stilit të kohës.

Largimi i saj lë një boshllëk të madh në artin shqiptar, por zëri dhe eleganca e saj do të mbeten të paharruara. /noa.al

RTSH VIDEO:

Published inTë fundit