Tetori i kurtheve! Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këto data

Tetori është plot kurthe! Në programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu e cila si çdo fillim muaji bën parashikimin dhe renditjen e fatit për 12 shenjat e zodiakut, thotë se ky muaj nuk do të jetë i lehtë. priten shumë pasiguri e debate dhe konflikte që mund të përshkallëzojnë rreth datës 6-7 të muajit.

Një takim astrologjik do të bëjë që në jetën e shenjave dhe sidomos Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit, të kthehet një njeri nga e kaluara që s’ka aspak qëllime të mira.

Data 11 është një tjetër moment kur duhet treguar kujdes pasi marrëdhëniet e paqëndrueshme mund të pësojnë goditje që do t’i shkëpusin. Rreth datës 14, duket se situata përmirësohet, por këtë muaj ruani vigjilencën në çdo situatë.

Meri Shehu: Muaji tetor duket sikur fillon bukur, duket si i lehtë, por nuk do të jetë sepse fillon me një kundërshtim të Mërkurit në Peshore me Jupiterin në Gaforre. Ç’do të thotë? Debate, pasiguri, paqartësi. Por ngjyrimin e tetorit do ta japë pikërisht dita e sotme sepse Marsi që është futur në Akrep edhe shtatorit, edhe tetorit, takohet me një asteroid që quhet Arakni ose nëse e përkthejmë, merimangë. Çfarë ndodh me këtë asteroid? Asteroidi merimangë e ka marrë emrin nga një vajzë e cila u mallkua nga perëndesha Athina sepse kishte disa cilësi shumë më të mira se Athinaja dhe ajo e ktheu në një merimangë që të thurte gjithmonë një pëlhurë, por që njerëzit mund ta prishnin me lehtësi.

Ky tonalitet që do të vijë duke u takuar asteroidi me Marsin, shumë njerëz që i kemi pasur në jetën tonë mund të rikthehen në të njëjtën mënyrë duke i ditur pikat e dobëta, duke na dhënë dashuri, përkëdhelje, lajka siç duam ne, por qëllimi i tyre s’do të jetë i mirë, do të jetë thjesht një kurth. Duhet të kemi parasysh, sidomos Akrepët, Demët, Luanët dhe Ujorët, megjithëse këta të fundit mund ta kenë më shumë në planin e karrierës, do të përballen me këtë pëlhurën e merimangës. Është një merimangë që do të vijë në jetën e tyre, me një njeri që ka qenë në jetën e tyre njëherë dhe do të rikthehet për të marrë çfarë i ka ngelur. I gjithë tetori do të jetë në këtë këndvështrim. Marsi në Peshore është diplomat, por kundërshtimi me Jupiterin në Gaforre tregon që kjo diplomaci do të thyhet që në datën 1 tetor.

Rudina Magjistari: Cila është data më e rëndësishme e muajit?

Meri Shehu: Kemi hënën e plotë në datën 6 në shenjën e Dashit dhe është një hënë e plotë, e fuqishme që do të japë tonalitetin e vet sepse ka të bëjë me iniciativat dhe instinktin, është në një shenjë kardinale. Kemi edhe data të rëndësishme, data 6 që Mërkuri futet në Akrep dhe bën një katërkëndësh të frikshëm me Plutonin në Ujor dhe këtu debatet dalin nga konfrontimet në veprime më agresive. Rreth datës 6-7 që është hënë e plotë duhet të kemi kujdes që të mos kapërcejmë kufijtë e debateve. Një datë shumë e rëndësishme është edhe data 14 sepse Afërdita futet në Peshore dhe jep harmoni, dashuri, art. Do të ketë disa përballje me Neptunin, disa zhgënjime rreth datës 14, pastaj bën lidhje të bukura. Data 11 dhe 14 duhen pasur shumë kujdes sepse Afërdita para se të dalë nga Virgjëresha në datën 11, përballet fuqishëm me Saturnin. Është Saturni në Dash që është rikthyer në Virgjëreshë dhe duke u përballur me Afërditën, çiftet që i shpëtuan verës nga ndarjet, pasiguritë ose bashkëpunimet e mbajtura me zor, ai rikthehet që t’u japë një goditje. Tetori duket si një muaj i lezetshëm, por fsheh disa kurthe brenda, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.

Related Posts

Një djalë vizitoi varrin e nënës së tij adoptuese, të cilën e kishte urryer gjatë jetës, dhe gjeti një zarf me emrin e tij mbi të

Stuarti 13-vjeçar ndërtoi mure rreth zemrës së tij, duke refuzuar të pranonte dashurinë e nënës së tij adoptuese. Zemërimi i tij për të e ndoqi atë deri…

E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja, Nga lekët tek tradhtia

DASHI Sot është një ditë e gjallë: ndjeni nevojën për të marrë kontrollin e një situate që ka qenë e ndenjur për shumë kohë. Në punë, një…

Fëmijët që gjetën portofolin dhe e dorëzuan në polici, merren me mirënjohje nga Osmani

Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici. Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të…

Sk*ndaloze: Djali i Adelina Tahirit me a*rmë në dorë

Adelina Tahiri sot gjatë një feste në familjen e saj, ndau një video e cila la pa fjalë të gjithë. Ajo ka publikuar djalin e saj Jonin…

Shqiptari hero në Itali, i shpëton jetën të moshuarit që po mbytej me makinë në kanal: Sot mora dhuratën më të bukur të ditëlindjes!

Një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi është regjistruar sot në Padova të Italisë, ku një shqiptar 32-vjeçar i ka shpëtuar jetën një të moshuari italian, pasi…

Olti Curri zbulon listën e re të banorëve të “Big Brother VIP 5” dhe datën e nisjes së spektaklit

Ndërsa ethet për nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” kanë filluar, me datën e përfolur të startit më 20 dhjetor, gazetari Olti Curri…