“Lekët ia çova Dumanit, 85 mijë euro”, i penduari i drejtësisë “lëshon” bashkëpunëtorët, rrëfen si e vr*në Emiljano Ramazanin: Ai rrinte te…

Ka vijuar dëshmitë sot bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej.

Ky i fundit ka treguar dhe rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit në 2020.

“Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin. Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin. Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim. Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Çelës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja.Kisha informacione pa fund për të.

Ditën e ekzekutimit të Ramazanit kam folur me Xhulianon. Emiliano rrinte shumë gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC.

Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator.

Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro. Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët.

Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës. Për vrasjen e Bujar Çelës, qe ngarkuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj. Nuk e di pse u tërhoqën. Edhe në këtë rast Xhuliano Hoxha ishte informator”, tha ai.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…