I riu shqiptar gjendet i νᶏrur në tabelën sinjalizuese në rrugët e Brukselit, mediat vendase: Metoda e njëjtë me ato që përdorin bandat meksikane

Trupi i një 29-vjeçari u gjet i νarur në një tabelë sinjalizuese të dielën e kaluar në Bruksel. Viktima është me origjinë shqiptare, konfirmon prokuroria e Brukselit, e cila e konsideron ngjarjen si të dyshimtë dhe ka hapur një hetim.

Në vendngjarje janë angazhuar Policia Federale Gjyqësore, një mjek ligjor dhe një hetues. Ende është herët për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, dhe nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes, por gjithsesi bëhet fjalë për një akt dhune ekstreme.

Trupi u gjet pranë Westland Shopping, jo larg zonës së Peterbos, një vend ky strategjik për trafikun e drogës në Bruksel. Edhe pse nuk ka ndonjë lidhje të konfirmuar midis bandës së Peterbos dhe trupit të gjetur, kjo ngjarje përbën një tjetër fakt të rëndësishëm në një zonë të ndjeshme të kryeqytetit.

Nëse lidhja me trafikun e drogës konfirmohet, kjo ngjarje do të vendosë Brukselin në një situatë të re dhe shqetësuese. Një burim i mirëinformuar për gazetën La Capitale thekson se kjo ngjarje i ngjan metodave të përdorura nga bandat meksikane, të njohur për dhunën e tyre ekstreme dhe për përdorimin brutal të dhunës ndaj rivalëve, tradhtarëve apo atyre që nuk respektojnë rregullat e tyre.

Në një intervistë për gazetën Het Laatste Nieuës, drejtori i Drejtorisë së Policisë Federale në Bruksel, Eric Jacobs, përmend praninë e mafias së Marsejës dhe të famshmes Mocro-Mafisou me origjinë veriafrikane. “Të gjithë përdorin të njëjtat metoda: kërcënime, vrasje,” thotë ai. Pyetja është nëse viktima e së dielës i përkiste kësaj bote mafioz dhe nëse u përdor si një paralajmërim për rivalët e tij. Hetimi i policisë do ta zbulojë këtë.

Në një raport të Drejtorisë së Policisë Federale të Drejtësisë në gusht, shkruhet: “Në botën e nëndheshme ndodhin shumë gjëra, kërcënime, frikësime… po, edhe tortura. Nuk kemi raste aktuale të torturave në hetim, por kemi zbuluar raste të tilla nga deshifrimi i komunikimeve sekrete. Këto janë teknika të mafias.” Gazeta La Capitale ka raportuar disa raste të tilla më parë.

Top Channel

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…