I fundit! Ministrja e Ekonomisë jep lajmin e madh: ja sa do rriten pagat ne 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria do ta rrisë pagën minimale në 50 mijë lekë duke filluar nga viti 2026, ndërsa objektivi afatmesëm është që paga mesatare të arrijë në 1 mijë euro brenda katër viteve të ardhshme. Gjatë konferencës “Stabilitet dhe Zhvillim përmes Ekonomisë dhe Inovacionit”, Ibrahimaj theksoi se kjo masë është pjesë e një strategjie të qartë për fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.

“Burimet njerëzore janë pasuria më e madhe e vendit. Rritja e pagave është thelbësore për të mbajtur fuqinë punëtore në vend dhe për të nxitur produktivitetin”, u shpreh ministrja.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se për 18 muajt e parë pas hyrjes në fuqi për rritjen e pagës minimale, nuk do të ketë rritje të taksave apo tatimeve, duke i dhënë bizneseve dhe qytetarëve një klimë më të qëndrueshme financiare.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet aktualisht në një cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik, i cili është reflektuar në rritjen e konsumit, investimeve dhe punësimit.

Politikat e qeverisë në vijim do të fokusohen në: Rritjen e punësimit dhe mbështetjen për fuqinë punëtore; Nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit, veçanërisht në sektorët digjitalë dhe teknologjikë; Fuqizimin e shtresës së mesme si themel i një shoqërie të qëndrueshme; Investime në sektorët strategjikë si bujqësia, energjia, teknologjia dhe turizmi; Përmirësimin e klimës së biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Ministrja nënvizoi rëndësinë e vijimësisë së reformave strukturore, si dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit fiskal dhe monetar si bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…