Erion Veliaj drejt te kthyerit ne te penduar drejtesie? Deklarata qe po tr ondit qeverine

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike që lidhen me vakancën në krye të Bashkisë së Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt si dhe marrëdhënien e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Tabaku e cilësoi këtë proces si një pasqyrim të kapjes së institucioneve dhe mungesës së balancave në sistemin politik, duke shprehur më tej rezervat e saj lidhur me rolin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt në këtë situatë.

“Shpresoi që Presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës. Unë besoj tek institucionet dhe vendimet e tyre, por në këtë rast Presidenti është i kushtëzuar nga një njoftim që Gjykata Kushtetuese ka bërë. Presidenti s’mund të dekretojë një datë për Tiranën, për shkak të ankimimit i cili e pezullon shkarkimin”, tha ajo, duke e përshkruar këtë rast si unik dhe një sfidë serioze për Begajn dhe institucionet kushtetuese në vend.

Sa i përket raportit të Ramës dhe Veliajt, Tabaku la të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është tensionuar dhe shpresoi se ish-kryebashkiaku i Tiranës, i shkarkuar me VKM, të kthehet në “pentito” të drejtësisë.

“Fakti që Veliaj ka çuar çështjen në Kushtetuese tregon shumë. Unë shpresoj që ai të shkojë deri në fund të këtij procesi dhe të kthehet edhe në një i penduar i drejtësisë”, deklaroi Tabaku për Klan News.

Kujtojmë se mesditën e ditës së sotme, kryeministri Edi Ramadërgoi në Presidencë 6 vakancat për bashkitë që ndodhen pa kryebashkiak, përfshirë edhe Tiranën.

Pavarësisht se Kushtetuesja nuk ka dhënë “verdiktin” sa i takon ankimimit që ka bërë Erion Veliaj i cili kundërshton shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës me pretendimin se vendimi i Këshillit Bashkiak është i paligjshëm dhe anti-kushtetues.
Në një përgjigje për “Euronews Albania”, Gjykata konfirmoi se “në përputhje me Nenit 115 të Kushtetutës, në rast ankimi, vendimmarrja pezullohet automatikisht”.

Kjo përgjigje erdhi pas pyetjes nëse Kryeministria dhe Presidenca janë njoftuar për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave mbi shkarkimin e Erion Veliajt.

“Gjykata Kushtetuese vijon të monitorojë procesin dhe do të japë vendimin përfundimtar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhej në reagimin e shkurtër të Gjykatës Kushtetuese.

Ende nuk ka asnjë informacion si do të veprojë Presidenca në rastin e Veliajt pasi nuk mund të shpallë një datë zgjedhjesh në një moment kur Kushtetuesja ende nuk ka dhënë vendimin për ankimimin e ish-kryebashkiakut tashmë të shkarkuar.

Një zgjidhje momentale e Bajram Begajt mund të jetë dekretimi i datës për 5 bashkitë e tjera, ndërsa ajo e Tiranës mund të shikohet mundësia që të lihet pezull, duke i dhënë mundësi Kushtetueses që të japë verdiktin final për Erion Veliajn.

Related Posts

Vajzat e huaja dhurojnë “show” në mes të rrugës: Ishin ‘tapë’!

Një video e pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku protagonistë janë disa vajza të huaja në zonën e plazhit Iliria në…

Djali vārrȯs babain me gjithë BMW-në me zero kilometra, arsyeja do ju lërë pa fjalë

Një burrë nigerian e ka va rrosur babanë e tij në një BMë të ri, në vend të një arkivoli, për ti përmbushur premtimin. Djali i pasur,…

Humbi jetën pasi shoku i ra me top në gjoks , mjekët shtangin, ja cfare dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur…

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qytetin e Koplikut,…

Tr*nditëse, gjenden të pajetë 4 anëtarët e një familjeje

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtejni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë…

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikani zbulon ‘çmènduritê’ e motit

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve. Për këtë fundjavë, sinoptikani ka deklaruar se moti…