Skip to content

Tërmeti katastrofik godet vendin, raportohet për 69 viktima, ndërtesa të shembura dhe rrugë të dëmtuara (Pamjet)

Të paktën 69 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.9Rihter që goditi dje Filipinet qendrore.
TERMETI FILIPINE

BBC raporton se Provinca Cebu ka shpallur gjendje katastrofe pas tërmetit që goditi vendin ditën e djeshme rreth orës 22:00 sipas orës lokale.

“Bum! Ishte sikur Toka ndaloi së rrotulluari“, tha një banor i zonës për mediat.

Imazhet pas tërmetit tregojnë shkallën e dëmit, me ura dhe rrugë të çara, si dhe ndërtesa të shkatërruara .

TERMETI FILIPINE

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nëpër rrënoja për të mbijetuar, ndërsa autoritetet kanë shpërndarë ndihma për banorët e prekur. nFilipinet janë një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe përjetojnë fatkeqësi të shumta natyrore.

Published inTë fundit