Skip to content

Pas aksidentit, shqiptari i vë flakën makinës, dënohet me 5 vite burg

Një shtetas shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Britaninë e Madhe, pas një hetimi të kryer nga Policia e Thames Valley lidhur me një aksident të rëndë dhe mashtrim sigurimesh në qytetin e Oxfordit.

Besjan Karaj, 27 vjeç, banues në Field Avenue, Oxford, u dënua të premten (26 shtator) nga Gjykata e Lartë e Oxfordit.

Përveç burgut, ai u pezullua nga e drejta e drejtimit të automjeteve për 5 vite e gjysmë, dhe do të duhet të kalojë një test të avancuar për të rimarrë patentën.

Karaj u deklarua fajtor për një akuzë të shkaktimit të lëndimeve përmes drejtimit të rrezikshëm dhe një tjetër për mashtrim me përfaqësim të rremë ndaj kompanisë së sigurimeve.

Published inTë fundit