Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror, ja si do ndryshojë pagesa e tarifave për gjobat, detyrimet dhe pronat

Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me ato që janë aplikuar deri më tani.

Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Drejtësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare, tarifat e përmbarimit për vënien në ekzekutim të titujve që përmbajnë vlerë detyrimi nga 1– 500 mijë lekë, variojnë progresivisht 6 mijë deri në 30 mijë lekë. Kufiri maksimal i kësaj tarife ka pësuar dyfishim.

Tarifat fikse përmbarimore në përqindje për vlerat e detyrimit që nisin nga 500 mijë lekë është në nivelin 5.5 për qind dhe më pas aplikohen në zbritje për vlera më të mëdha. Ndërsa për vlerat janë nga 30-90 milionë lekë, përqindja e aplikuar është 1.65%.

Për vlerat mbi 90 milionë lekë, tarifa fikse është 1.1% , e thënë ndryshe jo më pak se 1,48 milionë lekë dhe maksimumi deri në 2,5 milionë lekë.

Udhëzimi detajon edhe detyrimet jomonetare dhe ato të pavlerësueshme, ku tarifat fikse lidhen me pagën bazë minimale.

Për lirimin dhe vënien në posedim të pronës të paluajtshme, tarifa fikse përllogaritet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore kur prona nuk ka vlerë të përcaktuar. Nëse prona ka vlerë referuese (sipas Kadastrës ose ekspertit), tarifa llogaritet në përqindje mbi vlerën, sipas tabelës së detyrimeve monetare.

Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, masa e tarifës fikse është 5,000 lekë.

Tarifa fikse që lidhet me ekzekutimin e masës së detyrimit ushqimor është zero lekë.

Gjobat Penale/Administrative, tarifa është 10% për vlera deri në 100,000 lekë dhe 5% për vlerat mbi 100,000 lekë.

Për vendimet gjyqësore mbi sigurimin e padisë, tarifa përcaktohet sipas vlerës së saj. Kur padia ka vlerë deri në 500 mijë lekë, aplikohet ¼ e pagës bazë minimale; nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë tarifa është gjysma e pagës bazë.

Sipas udhëzimit, tarifa fikse parapaguhet nga kreditori, por në fund të ekzekutimit i ngarkohet debitorit. Për të gjitha tarifat e parashikuara zbatohet edhe vlera përkatëse e TVSH-së.

Kategoritë kryesore që përjashtohen nga detyrimi i parapagimit të tarifës fikse në momentin e nisjes së procedurës janë subjektet që përfitojnë ndihmë juridike të garantuar nga shteti ose që përjashtohen për shkak të paaftësisë paguese; Subjekti që paraqet për ekzekutim një vendim gjyqësor mbi të drejtat civile në procesin penal; Pala kreditore që paraqet për ekzekutim një vendim përfundimtar të gjykatës administrative; Organet e Administratës Shtetërore për ekzekutimin e vendimeve për kundërvajtjet administrative.

Të ardhurat e përfituara nga kryerja e veprimeve përmbarimore, i kalojnë në masën 10% Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, ndërsa 90% derdhen në buxhetin e shtetit.

Related Posts

Fejohen Princ Leka dhe Blerta Celibashi, TR*NDIT me reagimin Elia Zaharia

Në një ceremoni shumë private, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë fejuar. Lajmi është dhënë publikisht përmes një njoftimi zyrtar nga Pallati Mbretëror Shqiptar. “Familja Mbretërore ka…

Mjekja tregon se si i trajtoi pacientë me artrit reumatoid për 25 vjet dhe shendeti i tyre u permirësua

Tammi L Shlotzhauer është një mjeke e shquar amerikane dhe autore e “Të jetosh me artritin reumatoid” Ajo ka dhene disa keshilla se si te keni nje…

Të rrìturìt mund të marrìn një lugë të madhe, ndërsa të vegjlìt një lugë të vogël në dìtë: Bìma e cìla do t’ìu bej juve

Gjethe delli (lat plantago major dhe plantago minor) është një bimë me të cilën haseni në çdo livadh dhe park. Shurupi i përgatitur prej saj është një…

Vjen njoftimi fr*kshêm nga Greqia, meteorologët japin al*rmin për 40 orë me stuhi dhe p*rmbytje në të gjithë vendin

Një cikël stuhish të forta që do të fillojë sot, (9 nëntor) dhe do të zgjasë gjithsej 40 orë. Edhe Greqia përfshihet nga moti i keq, teksa…

A po i bëjnë pr*sion Edi Ramës, SHBA dhe BE? Ja cfare po i kerkohet Kryeministrit, qe do sillte F*NDIN e tij

Furia hetimore ndaj ministrave dhe zyrtarëve të PS-së, e shfaqur në prag zgjedhjesh, është sinjal i koduar për kryeministrin. Altin Dumani paralajmëron mbylljen e mandatit, BE dhe…

Katërnjakët e sapolindur rrezikojnë të humbasin shikimin, prindërit kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për t’i shpëtuar

Një histori prekëse po vjen nga një familje e re shqiptare, që vetëm pak javë më parë u bekuan me katërnjakë – dy vajza dhe dy djem…