“Shqipëria përfshihet nga stuhia”, ekspertja: ja cilat qytete rrezikojne përmbytjen. Injoron keq meteorologun grek

Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni, në një deklaratë për Euronews Albania, ka reaguar pas paralajmërimeve të një meteorologu të njohur grek, i cili tha se Shqipëria do të përfshihet nga një stuhi e fuqishme, me reshje intensive shiu, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe dëborë në zonat malore.

Gjoni theksoi se kjo situatë është parashikuar që prej ditës së hënë nga institucionet shqiptare dhe nuk është e nevojshme që qytetarët të presin informacione nga specialistët e vendeve fqinje.

“Këtë gjë e kemi njoftuar prej të hënës. Presim që ky mot të na shoqërojë gjatë fundjavës. Nuk është se presim të na informojnë homologët në vendet fqinje. Presim mot me stuhi, reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe, në formën e shtrëngatave. Duhet përmendur se në zonat malore priten reshje dëbore deri në lartësitë 800 metra,” – deklaroi ajo për Euronews Albania.

Ekspertja paralajmëroi gjithashtu për mundësi përmbytjesh në disa zona urbane për shkak të intensitetit të reshjeve dhe shtrëngatave.

“Mund të kemi vërshime të ujit në qytete si Durrësi, Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Kukësi,” – shtoi Gjoni.

Sipas saj, edhe era do të jetë problematike, me intensitet që do të variojë nga mesatar në të fortë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme – me minimumet që pritet të zbresin deri në 7°C dhe maksimumet që nuk do të kalojnë 16°C.

“Ditët më kritike do të jenë e enjtja dhe e premtja, kur reshjet do të jenë më të theksuara. Të shtunën pritet që situata të përmirësohet dhe reshjet të ndërpriten,” – përfundoi Gjoni,

Related Posts

“Do të të νr•s familjen…”/ Dh•ηa MAKABRE që përjetonte bashkëshortja e Astrit Isufit, para se ai t’i νr*ste dy vëllezërit

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur në lidhje me masakrën e ndodhur në Malishevë, ku Astrit Isufi vr au vëllezërit e bashkëshortes së tij. Mediat në…

Në vend të djathìt po blìnì nìseshte, bënì kete provë për të pare nëse djathì qe po blìnì eshte apo jo cìlesor

Konsumatori shqiptar vazhdon të ma shtr ohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i…

• Feston diten e tij te lindjes, ja sa vjeç mbush sot aktori i njohur Muharrem Hoxha

Sot është ditëlindja e 71-të e Muharrem Hoxhës, aktorit të famshëm të humorit. Duke i uruar shëndet, suksese dhe jetë të gjatë, po sjellim për ju një…

G•ditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton dr•gë dhe 25 milionë euro të sekuestruara, ja si trafikantët u vendosnin çip përgjimi policëve

Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet të mafias shqiptare që shpërndante sasi të mëdha dr oge drejt territorit iberik dhe Europës. Operacioni, i nisur dy vite më…

‘Do ta νr•s, se na ka çarë by**ën’, rrëfimi i dëshmitarit kryesor në νr*sjen e picierit, Indrit Islamllari

Janë zbardhur detaje të reja nga vr asja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me th ikë në gjoks, bark dhe krahë…

Horoskopi • E shtunë 8 Nëntor 2025

Dashi Mos rrezikoni shume sot ne jetën tuaj ne çift sepse do futeni ne një situate aq delikate saqë do e keni te vështirë te dilni. Mundohuni…