Ish Presidenti Bamir Topi kundër Begajt për rastin Veliaj: Trajtim mizor! S’do ta firmosja dekretin për zgjedhjet në Tiranë

Tiranë- Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për datën e zgjedhjeve për Tiranën më 9 nëntor ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vazhdimësinë e procedurave pas ankimimit të Erion Veliajt. Në studion e Off the Record në A2 CNN, Topi tha se nuk do ta firmoste dekretin nëse do të ishte në detyrën e kreut të shtetit. Sipas tij presidenti Begaj duhet të kishte respektuar vendimin e Gjykatës kushtetuese.

“Jo. Absolutisht jo. Nuk do e kisha hedhur firmën. E kam ndjekur situatën nga dje deri më sot dhe të gjithë politikanët, analistët, gazetarët, juristët dhe konstitucionalistët konvergojnë në një pikë; që nuk i dihet asnjëherë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese, por kur njofton pezullimin e vazhdimësisë së procedurave, çdo institucion tjetër duke filluar nga presidenti kryeministri e të gjithë institucionet e tjera duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Topi thekson se Begaj në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit shqiptar duhet të respektojë dhe të jetë garant i kushtetutës dhe jo të bëhet njësh me shtetin.

“Kreu i shtetit kur merr detyrën duhet të jetë i pari që duhet të respektojë nen për nen, në frymë e gërmë kushtetutën e vendit. Kjo vlen për të gjithë se është pikë referimi i përfaqësimit të shtetit. Nëse Rama përfaqëson pushtetin, shteti përfaqësohet nga kreu i shtetit. Kur pushteti bëhet njësh me shtetin, atëherë më thoni ju kush është garanti. Është një rregull i pranuar e votuar nga të gjithë; për të gjitha konfliktet e marrëveshjet institucionale i takon gjykatës kushtetuese”.

Ish-presidenti sugjeron se kreu i shtetit mund të zgjerojë rrethin e këshilltarëve në momente të caktuara apo kur ka presion politik.

“Presidenti këshillohet me juristët e këshilltarët juridikë. Për rrethana të caktuara e ka mundësinë ta zgjerojë rrethin. Kur ka edhe presion politik presidenti e ka mundësinë”.

“Sa i përket aspektit politik, shikoj që ka një trajtim mizor ndaj Erion Veliajt. Për interesa politike këtu bëhet gjithçka”.

Sipas tij, “kur shkelet neni 115 i Kushtetutës, tregon që pushteti politik ka influencë ekskluzive në institucionet e tjera.

Ne kemi shkuar në një model të një republike të Kryeministrit, kam parasysh edhe atë që ndodhi me modelin e ministres digjitale. Ishte diçka e pazakontë dhe në shumë raste kërkohet dialogim me grupet politike, me grupet e interesit…”, tha Bamir Topi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…