“48 orë me mot ekstrem dhe temperatura deri në -3 gradë”, meterologu bën paralajmërimin e fortë: Të shtunën pritet…

Meteorologu Hakil Osmani në një emision televiziv njoftoi se nga dita e sotme e deri në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në vend. Sipas tij, kjo do të jetë më e dukshme gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të ditës së premte.

Në zonat malore, si Bajram Curri dhe pjesët veriore të vendit, temperaturat do të bien deri në 0-1 gradë Celsius, ndërsa nuk përjashtohen edhe vlerat negative, deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatra. Mbrëmjen e sotme priten reshje dëbore, veçanërisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore, me nivele reshjesh dëbore që do të fillojnë nga 700 metra mbi nivelin e detit.

“Duke filluar nga dita e sotme e deri në vijim do të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Më e ndjeshme kjo pritet që të jetë gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesin e ditës së premte. Në qytetet e zonave malore, temperaturat e ajrit do të zbresin në 0 apo 1 gradë Celsius, si Bajram Curri, zonat veriore. Do i kemi prezente reshjet e borës mbrëmjen e sotme. Kemi një ndërhyrje të masës ajrore, e cila vjen nga zona e ftohtë e kontinentit që bën të kemi këtë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, do të kemi reshje dëbore në zonat malore. Por, mbrëmja e sotme dhe mëngjesi i ditës së premte do të kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat veri-lindore, por edhe në juglindje. Në verilindje reshjet e dëborës do të jenë 700 metra mbi nivelin e detit, por edhe në zonat e juglindjes.”

Osmani theksoi se ky fenomen meteorologjik shkaktohet nga një masë ajrore e ftohtë që po depërton nga kontinentet veriore, duke sjellë një ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat malore dhe veriore.

Në kryeqytet, për shkak të lagështisë së lartë në ajër, do të vërehet gjithashtu një rënie e theksuar e temperaturave. Në ultësirën perëndimore, ku maksimumet pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius, temperaturat do të luhaten në mënyrë më të moderuar.
Meteorologu u shpreh se ky është një episod i shkurtër, që do të zgjasë rreth 48 orë, ndërsa nga mesdita e ditës së shtunë do të vijë një përmirësim gradual i temperaturave dhe ndërprerje e reshjeve. Në vijim të javës pritet një rritje e temperaturave me maksimum deri në 24-25 gradë Celsius, me më shumë diell dhe reshje të izoluara, pa rrezik për probleme.

“Tirana duke qenë se ka një lagështi të lartë në ajër do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit. Në zonat malore vlerat do të zbresim më poshtë se 0 gradë Celsius, do të shkojnë deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatrat. Është diçka normale për muajin tetor, pasi vlerat do të luhaten në 5 apo 6 gardë Celsius në zonat malore, kurse maksimumet do të jenë 24 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimoren. Fatmirësisht është një episod i shkurtër, rreth 48 orë, pasi duke filluar nga mesdita e ditës së shtunë, kemi përmirësim sa i përket fushës termike, do të kemi edhe ndërprerje të reshjeve. Pas 48 orëve do të kemi një rritje të temperaturave të ajrit. Maksimume të cilat gjatë javës së vjen ka gjasa që të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius , do të kemi më shumë diell, do të ketë edhe reshje të izoluara, por nuk do të jenë problematike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim

Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete…

“Kur shikoj çantën e shkollës më merret fryma”/ Mamaja e Martin Canit: Po shkruaj një libër për vitin e TMERRIT, ja kujtimi i fundit me djalin

Mbrëmjen e sotme në ‘Goca & Gra’ ka qenë e ftuar mamaja e Martin Canit, Florina. Një vit pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar është vravë…

“Them shpesh ‘përse po jetoj?’”/ Një vit nga vr asja e Martin Canit, rrëqeth nëna e 14-vjeçarit: Djali i vogël ende nuk e pranon

Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga vdekja e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë…

Sa kohë pas fëmijës së parë duhet ta lindësh fëmijën e dytë? Studiuesit e kanë një përgjigje…

Një studim skandinav i 47,000 familjeve i jep përgjigje një pyetje që bëhet vazhdimisht. Cila është diferenca më e mirë mes motra-vëllezërve? Një diferencë prej 5–6 vitesh…

Granit Xhaka po fishkëllehet në “Fadil Vokrri”, reagon tranjeri i njohur shqiptar

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror. Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm…

Top Channel e pushoi nga puna, Enxhi Nasufi bën reagimin e fortë

Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke bërë një reagim të parë vizual që është interpretuar menjëherë si një mesazh ndaj situatës së saj…