Greva e urisë e shqiptarit Pano Ruçi, i cili prej katër javësh qëndron para Parlamentit grek duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit në aksidentin tragjik hekurudhor të Tempit, ka ngjallur reagime të forta edhe në skenën politike të Greqisë.
Ngjarja është përmendur në seancë plenare edhe nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, i cili u shpreh se nuk mund të kuptojë si dikujt mund t’i mohohet e drejta për të kërkuar zbardhjen e vdekjes së fëmijës së tij.
Ne kemi fëmijë dhe nuk e kuptoj se si mund të mohohet e drejta e një babai për të kërkuar hetimin e vdekjes së fëmijës së tij,” tha Dendias, duke shtuar se “gjëja e fundit që i nevojitet këtij njeriu është që drama e tij të rëndohet edhe më tej.”
Reagimi i ministrit erdhi pas akuzave të kreut të opozitës, Sokrates Famellos, i cili akuzoi qeverinë për mosreagim ndaj kërkesave të Ruçit. Në përgjigje, Dendias theksoi se ndonëse ndjen solidaritet me babain e pikëlluar, çështja është në dorë të drejtësisë dhe jo e qeverisë. “Qëndrimin tim e kam shprehur dhe qëndroj përkrah këtij babai,” u shpreh ai.
Ndërkohë, Gjykata e Larisës ka pranuar kërkesën për zhvarrosjen e trupit të të ndjerit, Denis Ruçi, 22 vjeç, për të kryer një ekspertizë të re mjeko-ligjore, pasi familja dyshon se trupi në arkivol nuk është ai i djalit të tyre, për shkak të dëmtimeve ekstreme të shkaktuara nga zjarri pas përplasjes së trenave.
Avokatja e familjes ka kërkuar që në ekspertizë të përfshihet edhe një përfaqësues teknik i caktuar nga pala mbrojtëse, ndërsa procesi është shtyrë për javën e ardhshme.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Pano Ruçit, që vazhdon grevën e urisë në qendër të Athinës, po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa thirrjet për ndërhyrje po shtohen nga shoqëria civile dhe mediat në të dy vendet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE