Tiranë/vihen në pranga nga policia në kuadër të operaxionit policor ndërkombëtar shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu. Organizatori, shtetasi Kolumbian Lukas Betancur
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerë nga Kolumbia, Kroacia, EUROPOL dhe EUROJUST ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, për t’i shfrytëzuar për PR0S’TlTUCl0N në Shqipëri.
Operacioni i koduar “Rrjeti”, i cili nisi hetimet në shkurt të këtij viti, u finalizua pas tetë muajsh punë të koordinuar mes Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Prokurorisë së Tiranës. Në kuadër të operacionit u ekzekutuan 19 masa sigurie, përfshirë 7 masa “arrest në burg”, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë.
Sipas Policisë së Shtetit, organizatori kryesor i këtij rrjeti, një shtetas kolumbian 25-vjeçar me inicialet L. B., u arrestua në Kolumbi. Ai akuzohet për rekrutimin e vajzave përmes rrjeteve sociale dhe platformave online, duke u premtuar punë dhe mundësi më të mira ekonomike. Pas mbërritjes në Shqipëri, vajzat detyroheshin të ushtronin PR0S’TlTUCl0N, shpesh nën kërcënime dhe presion ndaj vetes apo familjarëve të tyre.
Në Tiranë, autoritetet zbuluan një hotel të përshtatur në rrugën “Reshit Collaku”, ku viktimat akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për aktivitetin kriminal. Sipas hetimeve, në këtë objekt qëndronin vajza kryesisht nga Kolumbia dhe Kazakistani, të cilat menaxhoheshin nga disa prej anëtarëve të rrjetit.
Policia bën me dije se:
7 persona janë arrestuar me masë “arrest në burg”;
2 të tjerë janë ndaluar me masën “detyrim paraqitje”;
2 persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar;
48 shtetase të huaja janë proceduar penalisht për ushtrim PR0S’TlTUCl0Nl.
Gjithashtu janë sekuestruar shuma parash, 7 celularë dhe materiale të tjera që do të shërbejnë në vijim të hetimeve.
Grupi kriminal përdorte gjithashtu kriptovaluta për të transferuar të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, ndërsa një prej anëtarëve ishte i ngarkuar posaçërisht për mbledhjen dhe menaxhimin financiar të të ardhurave.
Ky operacion vlerësohet si një sukses i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, falë koordinimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare dhe angazhimit të strukturave shqiptare të hetimit.
Policia e Shtetit konfirmon përkushtimin e saj për të vijuar goditjen e veprimtarive kriminale që cënojnë jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve, si dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për t’u përballur me krimin e organizuar ndërkufitar.