“O bab më kanë gjujt”, babai i Andi Malokut dëshmon në GJKKO, debat me Devishajn: Po mua pse doje të më vr*sje?

Një seancë e tensionuar është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku dëshmoi Genc Maloku, babai i të ndjerit Andi Maloku, shoferi që humbi jetën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Shkozët.

I përlotur, Maloku rrëfeu momentet e fundit të jetës së të birit dhe komunikimin me të pas plagosjes, ndërsa në sallë nuk munguan edhe përplasjet e forta verbale me të pandehurin Plarent Dervishaj.

Pjesë nga deshmia:

Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte?

Genc Maloku: Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jasht. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djalo ndërroi jetë.

Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata. Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.

Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjeter është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim viti më duket. Biseda ishte, prit të dalë një hërë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta. Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Ilia Ilia: Qartazi i nderuar që objektivi ka qenë Rrumi i nderuar. Siç dhe ne pretendojmë…

Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.

Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?

Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB mu soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë. Mërkuri, ka patur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt ky, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Genc Maloku – Plarent Dervishajt:

Maloku: Mirë për djalin të vika keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Devishaj: Hajde të takoj ta them përballë.

Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit. A ta ka përmendur Rrumi emrin tim?

Dëshmitari shoqërohet jashte gjykatës.

Related Posts

Ishte i ftuar në emision, deputeti i PS sheh LIVE lajmin për arrestimin e vëllait, ja si reagon (Video)

Deputeti socialist Loer Kume, ka qenë i ftuar sot në një studio televizive, në momentin kur titrat e televizioneve informative njoftonin për arrestimin e të vëllait të…

“Kimikatet e lodrave dëmtojnë shëndetin riprodhues të fëmijëve”, thotë ekspertja

Në një intervistë për emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Ersida Teliti nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” ngriti shqetësimin për sigurinë e lodrave që tregtohen në Shqipëri….

Vr*u me thi’kë 40-vjeçarin në Babrru, publikohet fotoja e autorit

Publikohet fotoja e autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babrru. Arlind Demushi, u arrestua sot në Durrës, ndërsa në çantë…

Sherr në avion mes pasagjeres dhe stjuardesës, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente. Pamjet bëhen ‘virale’

Ky është momenti tronditës kur një pasagjere detyroi një avion të devijonte për në Kretë pasi shtyu një stjuardesë dhe u bërtiti pasagjerëve të tjerë. Dëshmitarët kanë…

“Merr fund epoka e zaptimeve dhe gardheve”- Edi Rama: Sot hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat ku foli për masat e qeverisë për hapësirat publike. Rama tha se nga sot hyn në fuqi…

Goditet grup ndërkombëtar që tr*fikonte vajza për PR0S’TlTUCl0N në Shqipëri. 19 masa sigurie

Tiranë/vihen në pranga nga policia në kuadër të operaxionit policor ndërkombëtar shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu….