Merr kthese tro nditëse ngjarja! U gjet i va rur ne Bruksel! Reagon ne lot vllai i 29 vjecarit: Ja mesazhi qe me dergoi

Në emsionin “Breaking” në Top News, ka folur sot Redi Halilaj, vëllai i shqiptarit Bekim Halilaj, i cili u gjet i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë.

Ai tha se vëllai i tij nuk është vrarë por ka marrë jetën e tij, për shkak të depresionit. Po ashtu, Halilaj tha se 29-vjeçari i ndjerë nuk ka patur lidhje me grupe kriminale apo trafiku ne drogës, siç përflitet në media.

“Kjo ngjarje nuk ka lidhje fare me ato që përfliten në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka patur, vetëm ai i ka ditur. Ai nuk e ka dhënë veten por mesazhi që ka dërguar na ka lënë të dyshojmë se shkaku ka qenë vetëm depresioni. Mua më ka disadërguar mesazhe dhe kushëririt që na bëjnë të dyshojmë se ka vuajtur nga depresioni, por nuk e ka shfaqur. Unë ju lutem mediave të mos na traumatizojnë sepse po merrem vetë me këtë situatë. Nuk ka patur lidhje as me drogë e gjëra të tjera. Është vetëm për shkak të depresionit. Kjo është vetëvrasje fatkeqësisht. Në trup nuk kishte as shenja dhune.”- tha ai.

Gazetari shqiptar në Belgjikë, Fatos Mahmutaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bruksel, ku nëj shqiptar u gjet i varur në një tabelë sinjalistike, në mes të rrugës.

Sipas Mahmutajt, viktima u gjet pranë lagjes Anderlecht, një zonë në jugperëndim të Brukselit, ku kryqëzohen disa nga arteriet kryesore të qarkullimit dhe ndodhet një qendër e njohur tregtare.

“Viktima u gjet jashtë lagjes Anderlecht, që është një nga lagjet jugperëndimore të Brukselit, një nga ato lagje ku kryqëzohen shumë prej rrugëve dhe arterieve kryesore të Brukselit. Aty pranë është një qendër e njohur tregtare dhe diku aty afër, në një nga tabelat e rrugës, u gjet ky person i varur me një kabllo”, tha Mahmutaj.

Gazetari theksoi se viktima nuk ishte i njohur për precedentë penalë, ndërsa hetimet po zhvillohen mbi tre pista kryesore. Sipas policisë belge, pista e parë lidhet me një konflikt të mundshëm me persona nga bota e krimit, pista e dytë është përfshirja e mundshme në trafikun e drogës dhe pista e tretë është vetëvrasja. Hetuesit po e marrin seriozisht edhe pistën e vetëvrasjes, pasi disa të njohur të viktimës kanë marrë një mesazh misterioz nga telefoni i tij, ku ai shkruante: “Unë po iki në botën tjetër.”

“Viktima nuk njihet si njeri me precedentë penalë. Pista numër një flet për përfshirje në krime të rënda, por kjo bie ndesh me faktin që personi nuk njihet me precedentë kriminalë. Pista dy, për përfshirje në trafik droge, nuk është se ka prova, por kemi një provë të një mesazhi telefonik që ka ardhur nga telefoni i viktimës dhe i është dërguar të afërmve, ku thuhet: ‘Unë po shkoj në botën tjetër’”, tha gazetari.

Sidoqoftë, dyshime janë ngritur edhe për një skenar vrasjeje, për shkak të mënyrës së çuditshme dhe të pazakontë se si është gjetur trupi. Mahmutaj shtoi se ekspertët mjeko-ligjorë dhe prokurorët kanë qenë në vendngjarje, por ende nuk ka një përfundim zyrtar.

“Me të drejtë, hetimet ngrenë pistën e ekzekutimit, sepse thonë: nëse ky donte të vetëvritej, mund të vetëvritej në shtëpinë e vet dhe jo të dilte atje. Kjo ka ngritur dyshime, por derisa të sqarohet, është e tepërt të flasim në këto momente”, tha ai për euronews.

Gazetari tha se spekulimet për një ekzekutim të ngjashëm me ato të karteleve meksikane janë bërë nga media belge, për shkak të mënyrës së lidhjes së trupit me kabllo elektrike, një metodë që ngjason me disa raste të dokumentuara në Meksikë.

Related Posts

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim

Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete…

“Kur shikoj çantën e shkollës më merret fryma”/ Mamaja e Martin Canit: Po shkruaj një libër për vitin e TMERRIT, ja kujtimi i fundit me djalin

Mbrëmjen e sotme në ‘Goca & Gra’ ka qenë e ftuar mamaja e Martin Canit, Florina. Një vit pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar është vravë…

“Them shpesh ‘përse po jetoj?’”/ Një vit nga vr asja e Martin Canit, rrëqeth nëna e 14-vjeçarit: Djali i vogël ende nuk e pranon

Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga vdekja e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë…

Sa kohë pas fëmijës së parë duhet ta lindësh fëmijën e dytë? Studiuesit e kanë një përgjigje…

Një studim skandinav i 47,000 familjeve i jep përgjigje një pyetje që bëhet vazhdimisht. Cila është diferenca më e mirë mes motra-vëllezërve? Një diferencë prej 5–6 vitesh…

Granit Xhaka po fishkëllehet në “Fadil Vokrri”, reagon tranjeri i njohur shqiptar

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror. Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm…

Top Channel e pushoi nga puna, Enxhi Nasufi bën reagimin e fortë

Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke bërë një reagim të parë vizual që është interpretuar menjëherë si një mesazh ndaj situatës së saj…