‘Dimri’ para kohe, sinoptikania Lajda Porja jep lajmin e mirë: Javën tjetër do të..

Duke nisur që nga dita e djeshme, moti i ftohtë ka nisur në territorin shqiptar. Sot është shënuar po ashtu dhe dëbora e parë në vend, një fenomen aspak i zakontë për muajin tetor.

Por si shpjegohen këto luhatje dhe çfarë pritet në vazhdim?

Kësaj pyetje i ka kthyer përgjigje meteorologia e njohur, Lajda Porja. Ajo ka parashikuar se si do të jetë moti në ditët e ardhshme dhe çfarë temperaturash të presim nga ky dimër…

“Duke filluar që sot dhe të paktën deri të dielën, do të kemi më shumë nuanca dimri se sa vjeshte. Parashikohet që nesër të kemi temperatura të ulëta, që zbresin deri në 2 gradë C, ndërkohë 0 gradë në zonat malore. Do të jetë një dimër i shkurtër që zgjat deri të dielën, madje të dielën do të fillojë ngritja e temperaturave. Sonte në darkë fillon dhe dëbora në zonën veriore dhe verilindore dhe nesër zbresin edhe në juglindje. Nëse flasim për dy dekadat e fundit kemi bërë plazh dhe në tetor dhe, kjo dëbora nuk është e zakontë. Por kemi një lajm të mirë, që nuk do te zgjasë shumë. Javën tjetër presim temperatura më të larta, deri në 27 gradë C.

Deri në datën 20 tetor, stuhitë tropikale janë në stinën e tyre, sepse vjen periudha shumë e gjatë me temperatura të larta dhe janë masat e ftohta që futen menjëherë në territor. Deri në datën 20, do presim të paktën 1 ose 2 ngjarje të tjera për territorin shqiptar dhe më shumë për gadishullin Iberik, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë.

Sonte, Shqipëria do të ketë probleme me ngricën dhe stuhi të forta ere, do të ndihet që nga mbasditja. Sot dhe nesër më shumë problem do të jetë me stuhitë e erës. Që nga dita e shtunë dhe e diel fillojnë të pakësohen dhe javën tjetër do të normalizohen. Por problematika më të mëdha do të ketë Greqia këto ditët e fundit, reshje të shumta dhe stuhi ere.

Dimri është cunguar, presim që të mos mungojnë ditët e acarta por që do të numërohen me gishtat e dorës. Më i ftohtë do të jetë janar dhe disa ditë në shkurt”, tha meteorologia Lajda Porja.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…