Tiranë- Provinca Françeskane ka reaguar në lidhje me lajmet e shpërndara në media mbi punimet që do të kryhen në Kishën e Laçit.

Në një deklaratë publike, Provinca Françeskane i quan si të pabaza lajmet e publikura, ndërsa thekson se Kisha e Shna Ndout në Laç-Sebaste, do t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor.

Po ashtu Provinca Françeskane thekson në postimin e saj se Kisha ekzistuese nuk do të cenohet dhe do të ruhet e paprekur nga projekti.

Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, Rama: Në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj “Nuk do të ketë një kishë në bodrum, por do të ketë një vend lutje që në terminologjinë kishtare quhet Kripta, dhe mbi të do të ngrihet Kisha e re”, thuhet në deklaratën e Provincës Françeskane.

Deklarata e plotë:

Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” ka ndjekur me vëmendje polemikën e ngritur në media dhe në komunitet mbi projektin e Kishës së Laçit dhe shpreh keqardhjen për keqinformimin deri në abuzim që është bërë duke dëmtuar direkt ose indirekt reputacionin e Kishës, si dhe duke ngritur pikëpyetje që nuk kanë vend.

Sqarojmë se nuk është aspak e vërtetë që projekti për territorin e Kishës së Shna Ndout, shumë i përfolur në media, nuk ka kushtuar aq sa deklarohet përmes atyre shifrave abuzive që nuk dihet mbi ç’bazë janë mbështetur.

Projekti është miratuar nga një komision i posaçëm i strukturave të Provincës Françeskane dhe ecuria e tij mbikëqyret nga Kuria Gjenerale në Romë që është Enti epror i Provincës Françeskane, ndërkohë jemi në pritje prej 3 vitesh të miratimit të lejes zhvillimore.

Deklarojmë se Kisha e Shna Ndout në Laç-Sebaste do t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor. Kisha ekzistuese nuk do të cënohet, ajo ruhet e paprekur nga projekti. Nuk do të ketë një kishë në bodrum, por do të ketë një vend lutje që në terminologjinë kishtare quhet Kripta, dhe mbi të do të ngrihet Kisha e re, me dëshirën për ta kthyer në një vend të mirëfilltë pelegrinazhi me dinjitetin e një vendi të shenjtë dhe të hapur për të gjithë personat që duan të jenë më afër Zotit.

Garantojmë të gjithë komunitetin e besimtarëve katolikë, por dhe mbarëshqiptar, se nuk do të ketë asnjë humbje vlerash në projektin e ri, përkundrazi jemi të bindur se projekti do të jetë vitalizues për Kishën e Shna Ndout në Laç dhe të gjithë së bashku do ta gëzojmë këtë vend të shenjtë e të bekuar,

Related Posts

Horoskopi, fati yt për datën 5 tetor 2025

Dashi Do kuptoheni me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe nuk pritet te ndodhin mosmarrëveshje ne çift. Edhe ata qe kane pasur vështirësi…

Rama mesazhi i fortë: Ndërtimet pa leje janë “bela” për Shqipërinë europiane

Operacioni i prishjeve ka rinisur sërish në fshatin turistik të Thethit, ku rruspat e IKMT-së të mbështetura nga Policia e Shkodrës kanë hyrë në zonë që në…

Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen hyn në fuqi nga 12 tetori, Balluku: Ja si do të funksionojë, e vlefshme…

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik…

Më ofendoi shitësja, dhe madje refuzova blerjet e mia. Nuk do të lejoj askënd të më përbuzë për moshën time.

Unë kam 63 vjet. Nuk turpërohem për moshën time, por kjo nuk do të thotë që njerëzit e huaj mund të më quajnë të moshuar, plakë apo…

Informata të papublikuara: Kjo është Zylfie Haklaj, motra e Fatmirit që mori hak për vëllezërit

Zylfie Haklaj, motra e Fatmir Haklajt, reagoi pasi gjykata vendosi të hapë dosjen e Azem Hajdarit. Ajo strehohet në Suedi dhe historia e saj është si për…

QAN si një fëmijë, ndëgjojeni me vëmendje veteranin e vërtetë të UÇK-së! (video)

Kjo është situata momentale e shum veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku mezi arrijnë të mbijetojnë. Ndegjojeni me vëmendje veteranin e vërtetë të UÇK-së: