“Përse e kandidoi për zgjedhjet në Tiranë pa e pyetur”, Rama ia thotë në sy Manastriliut

Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin “Flasim” Ogerta Manastriliun, së cilës gjatë bisedës i tregoi edhe arsyen se përse vendosi ta kandidonte në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, madje pa e njoftuar dhe pa e pyetur.

Nga të gjitha anketimet, Rama tha se Manastriliu ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte.

“Tani dua të them dhe unë një gjë këtu. Je dëshmitare, në gjithë këtë rrugëtim të gjatë, që unë i analizoj shumë gjërat që kanë lidhje me vendimet; dhe kur vjen puna te ndarja e detyrave, ka dy kategori vendimesh lidhur me detyrat.Njëra është kategoria e vendimeve kur është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit; dhe njëra është kategoria e vendimeve që ti nuk mund ta dish se çfarë mendojnë njerëzit, sepse duhet të marrësh përsipër risk lidhur me njerëz të rinj që ti nuk mund t’i pyesësh njerëzit: “A mendoni ju që Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për QSUT?”

Por ama, kur vjen puna te kandidatura për deputet, gjithnjë flas për atë pjesë të njerëzve që duhet të jenë “shalqi me provë”, jo për pjesën e më të rinjve – është shumë e thjeshtë, të paktën mua më është bërë shumë e thjeshtë, si nga eksperienca, edhe nga zhvillimi që kemi bërë me sondazhet dhe me anketimet; dhe ti e di shumë mirë që kemi bërë anketime të vazhdueshme dhe dimë çfarë mendojnë njerëzit për temat, për shqetësimet, edhe, në një farë mënyre, dimë edhe si t’i interpretojmë.Dhe, në rastin konkret, në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte – me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar – dhe kam dhe dëshmitarë për këtë. Kjo ishte arsyeja që unë s’kisha ç’të pyesja, edhe pse prapë do pyesja; por, domethënë, kjo ishte akoma më e thjeshtë.

Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare bashkie që nuk do mbetet jashtë atij grupi njerëzish që, në këtë qytet, kanë bërë histori”, tha Rama.

Related Posts

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim

Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete…

“Kur shikoj çantën e shkollës më merret fryma”/ Mamaja e Martin Canit: Po shkruaj një libër për vitin e TMERRIT, ja kujtimi i fundit me djalin

Mbrëmjen e sotme në ‘Goca & Gra’ ka qenë e ftuar mamaja e Martin Canit, Florina. Një vit pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar është vravë…

“Them shpesh ‘përse po jetoj?’”/ Një vit nga vr asja e Martin Canit, rrëqeth nëna e 14-vjeçarit: Djali i vogël ende nuk e pranon

Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga vdekja e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë…

Sa kohë pas fëmijës së parë duhet ta lindësh fëmijën e dytë? Studiuesit e kanë një përgjigje…

Një studim skandinav i 47,000 familjeve i jep përgjigje një pyetje që bëhet vazhdimisht. Cila është diferenca më e mirë mes motra-vëllezërve? Një diferencë prej 5–6 vitesh…

Granit Xhaka po fishkëllehet në “Fadil Vokrri”, reagon tranjeri i njohur shqiptar

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror. Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm…

Top Channel e pushoi nga puna, Enxhi Nasufi bën reagimin e fortë

Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke bërë një reagim të parë vizual që është interpretuar menjëherë si një mesazh ndaj situatës së saj…