Tentoi t’i ikë poIicisë dhe terr*rizoi kryeqytetin, Imer Krrashi pjesë e grupit të Niklës

Zbardhen detaje të reja nga ndjekja spektakolare që tronditi Tiranën mesditën e sotme. Personi që vuri në alarm policinë dhe qytetarët është identifikuar si Imer Krrashi, 31 vjeç, me origjinë nga Kruja, pjesë e grupit kriminal të Marklen Hakës, të njohur si “i forti i Niklës”.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, Krrashi rezulton të ketë përdorur tre identitete të ndryshme: Imer Krrashi, Imer Masha dhe Imer Uka, të gjitha me lidhje në zonën e Krujës.

Gjithçka nisi rreth orës 12:30, në zonën e Liqenit të Thatë, kur forcat “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi automjetit që ai drejtonte. Dyshohej se 31-vjeçari lëvizte i armatosur, por në momentin që efektivët i komunikuan urdhrin për kontroll, ai refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi, duke nisur një ndjekje të rrezikshme në rrugët e kryeqytetit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, Krrashi përplasi 9 automjete dhe një motor, duke lënë të plagosur një efektiv policie jashtë shërbimit dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas neutralizimit dhe arrestimit të tij, policia gjeti në automjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa po heton nëse 31-vjeçari kishte planifikuar ndonjë ngjarje kriminale më të rëndë. Burime nga policia e përshkruajnë atë si një individ me precedent të shumtë penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kujtojmë se lidhja e tij me Marklen Hakën nuk është e rastësishme. Haka, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua në Dubai në korrik 2024, në kuadër të dosjes “Revanshi” të SPAK, ku akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Haka ndodhet në duart e drejtësisë, duket se “ushtarët” e tij ende lëvizin në terren dhe ndjekja e sotme tregon se rrjeti i Niklës vijon të mbetet aktiv dhe sfidues ndaj rendit.

Lajm i TVA News!

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…