“Sa më shpejt naj goditje”/ Zbardhen planet e Ermir Dedjas për vrasje në “SkyEcc”: Ju uroj mbarësi o Zot

Hetimi i grupit të “Rrumit” nga SPAK, ka zbuluar planet për eliminim e disa personave të botës së krimit.

Në një bisedë në SKY ECC, pjesë e dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, diskutohet mbi vrasjen e Edmir Bregut. Biseda daton më 21 tetor 2020 mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit.

Ermiri Dedja i ka shkruar Elidonit se ka biseduar me një person për punën e “Malos”, duke iu referuar Edmir Bregut, që ta ruante pa ndërprerë kundrejt pagesës. Në vijim i ka shkruar se duhet të fillonin goditje se nuk kishin gjë në terezi. Në platformën SkyECC janë ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermiri Dedja.

“Ça po bën, Vlla. si po kalon, krej mirë vlla. Kam bisedu me i rob për punën e malos me e rujt e me ju vu non stop. Po do më kthejë përgjigjë. Për punë lekësh sa do i thash. Se duhet me bo llapitje sesbon se s’kemi gjë në terezi. S’kam ça me humb mo, vetëm marësi ju uroj vetes dhe ju o zot.”

Në datën 22 tetor 2020, në orën 12:58, Ermiri Dedja i shkruan Elidonit se ka mbetur pak i keq dhe se duhet sa më shpejt të bëjnë ndonjë goditje që të marrin veten se po i dilte vjetja nga qejfi, dhe konkretisht Ermiri ka dërguar sms si vijon.

“Ça po bon vlla. Si je, mirë kapo këtu ke lagjja, sa po pi i kafe, po pres i shok t’vi me taku. E mos vi takoj pastaj. Mrena kti muj i ke gjall a vdek thuj kapos, i rrezikshëm je. Hahahahhahha vllai jot ska 2 qind lek t’vogla nxhep hahahhaha. O Allah sa me shpejt naj goditje, t’morrim icik veten. Se kshu po mdel vetja ka qef”

Në datën 25 tetor 2020, në orën 18:05, Ermiri Dedja i ka shkruar Elidon Avdyli se ishte me Piratin dhe një shok në terren dhe se do ta linte Kelin me një shok të kontrollonin njëherë vërdallë me makinë. Ermiri lutet që ta nisnin me mbarësi vitin 2020.

Në orën 18:12 Ermiri i ka shkruar Elidionit dhe se do ta bënin me patjetër pasit vetëm atë gjë kishte ne mendje dhe se shumë shpejt personi që kërkonin do të binte në grackë. Nga konteksti i bisedës dyshohet se bëhet fjalë për kontrollin që Ermiri Dedja me bashkëpunëtorët e vet bëjnë çdo ditë në qytetin e Durrësit për të gjetur shtetasin Edmir Bregu me qëllim për ta vrarë atë.

“Ca po bën kapo. Tashi sa do e lej Kelin me i shok me makinë. Ta nisim me marësi këtë vit që vjen. Do ë bëjmë sesbën, maje mend pra. Mos sot, nesër do bjerë në grackë. 120 euro a ke mundësi të mi japësh se doja të rregulloja makinën”.

Në datën 25 Tetor 2020, ora 19:31, Elidon Avdyli ka zhvilluar një bisede të gjatë me përdoruesin e SkyEc L629B3, i identifikuar si Rumi (Aleksandër Laho). Në bisedë flasin lidhur me planet e nevojshme për të varur personin me emrin Çekiq i identifikuar si Edmond Çekiçi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…