Rr*mbeu dhe d*gji të gj*llë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Marjeta Karaj merr lajmin e pabesueshêm sot

Tetë vite pas një prej ngjarjeve më makabre që tronditi kryeqytetin, drejtësia shqiptare ka rikthyer për rishqyrtim çështjen e vrasjes së të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili u rrëmbye, u dhunua barbarisht dhe më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit. E ndaluara kryesore në këtë dosje, Marjeta Karaj, është liruar nga burgu, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, e cila prishi dënimin me 22 vite heqje lirie dhe urdhëroi që çështja të shqyrtohet sërish nga Gjykata e Tiranës.

Lajmin e bëri publik gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila raportoi se Apeli ka konstatuar shkelje në procesin e mëparshëm penal dhe ka vendosur të kthejë mbrapsht dosjen për një gjykim të ri. Vendimi sjell lirimin e menjëhershëm të Karajt, e cila deri më sot mbahej në qeli për një krim që tronditi opinionin publik për përmasat e egërsisë dhe organizimit të tij.

Një vrasje e planifikuar, një rrëmbim i tmerrshëm dhe një djegie çnjerëzore
Ngjarja daton në vitin 2016, kur 64-vjeçari Menduh Kurt Deda rezultoi i zhdukur nga banesa e tij në Tiranë. Trupi i tij u gjet më vonë i karbonizuar në një zonë të pyllëzuar në Dajt, pas një serie ngjarjesh që hetuesit më vonë i përshkruan si rrëmbim, dhunim dhe djegie e qëllimshme me benzinë.

Në dosjen hetimore, viktima përshkruhej si një i moshuar i qetë, por që sipas të pandehurve kishte hyrë në konflikt për çështje borxhi me disa prej tyre. Për këtë krim, në bankën e të akuzuarve u ulën Marjeta Karaj, djali i saj Besmir Karaj (ende në kërkim), si dhe Gazmend Ngota.

Në një nga dëshmitë kyçe të dosjes, Gazmend Ngota ka treguar se ishte pikërisht Luljeta – një grua që dyshohet të ketë pasur lidhje me viktimën – që e kishte porositur vrasjen.

“Ne e pamë bashkë me Besmirin, ai i thirri në emër dhe e mori në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’”, – ka deklaruar Ngota përpara hetuesve.

Related Posts

💞 H0T SEA 💞

Përmbytjet në Kosovë / Merret vendimi për ndeshjen ndaj Zvicrës

Kosova dhe Zvicra do të luajnë sot në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb nga ora 20:45. Dardanët ndodhen në vendin…

Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fikstuar nga greku

Nga Elton Qyno Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë,…

Sali Berisha drejt prangave, vr*sjet e “21 janarit” pritet ta çojnë drejt një mase të re sigurie kryetarin e PD, ja…

Rigels Seliman Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon drejt një përplasjeje të re me drejtësinë dhe madje rrezikon prangat. Të premten që shkoi z. Berisha nuk…

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij grekë RRAHlN b*rbarisht për vd*kje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arr*stohen! Krimi i mbuluar me mister…

Policia e Athinës ka identifikuar dhe arrestuar 3 personat e përfshirë në rrahjen për vdekje të një burri 58-vjeçar, i cili v diq në një aksident me…

“Vlora më e RREZIKUARA, Durrësi, Lezha…”/ Meteorologia e njohur: Në Itali po bëhet nami, fati i mirë që stuhia po vjen nga…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” meteorologia e njohur, Lajda Porja. Ajo kishte sjellë një hartë të Shqipërisë, ku tregonte se si do…