Autori i vr*sjes së gjyqtarit brenda Gjykatës së Apelit, ja çfarë deklaronte dy vite më parë (Video)

Gjon Shkambi është autori i vr asjes së gjyqtarit Astrit Kalaja sot në sallën e Gjykatës së Apelit, si dhe pl agosjes së dy personave të tjerë, babë e bir.

Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediart duke mohuar akuzat.

Ja çfarë deklaronte dy vite më parë autori i vrasjes së gjyqtarit:

Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat.

Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Ai kërkon nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.

Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.

Por mbrëmjen e së hënës, banorët protestuan përpara komisariatit të policisë, pasi pretendojnë se personi në fjalë po dh unon banesat e tyre.

Banorët kanë arritur të filmojnë Gjon Shkamin, personin qe thotë se është pronari i godinës, teksa futet në shtëpitë e tyre pa leje.

Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…