“Autorit i mbaruan plumbat, dorëzoi pistoletën e zbrazur..”/ Gazetari tregon dinamikën e ngjarjes: Ja si u vra gjyqtari

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në një emision televiziv, ka treguar dinamikën e ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Zhabina tha se autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, ka zbrazur pistoletën në drejtim të gjyqtarit dhe dy personave të tjerë, palë në çështje dhe më pas ka dorëzuar armën te polici, duke pritur mbërritjen e forcave të rendit që e kanë arrestuar.

Gazetari shpjegoi se çështja që po gjykohej kishte të bënte me pronësinë e një godine në Shkodër ku banojnë 30 familja, por që pretendohej nga familja Shkambi. Autori, sapo ka dëgjuar vendimin, ka kryer krimin.

“Ka qenë seancë gjyqësore ku palë ka qenë familja Shkambi dhe pala tjetër 30 familje që jetojnë në qytetin e Shkodrës, në një godinë që pretendohet nga familja Shkambi. Në këtë proces ka qenë edhe autori Elvis Shkëmbi që ka shoqëruar xhaxhain Gjon Shkambi. Ka kaluar kontrollin dhe ka nisur procesi.

Duke qenë se gjykata e Apelit ka fluks të madh, një pjesë e qytetarëve e kalojnë derën pa kaluar detektorin.

Ka filluar procesi gjyqësor dhe ka zgjatur një orë e tridhjetë minuta. Vendimi i gjyqtarit nuk ka qenë në favor të familjes Shkambi dhe 30 vjeçari ka nxjerrë pistoletën, ka qëlluar dy herë gjyqtarin dhe më pas në drejtim të dy personave të tjerë, palës kundërshtare. Sipas dëshmive, pistoleta ka qenë bosh kur ka dalë nga salla, mbaruan plumbat dhe ia ka dorëzuar rojes. Më pas ka pritur policinë duke pranuar se është autori.

Gjyqtari është transportuar me urgjencë në spital por ka humbur jetën. Dy personat e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kjo ka qenë dinamika me të cilën ka ndodhur ngjarja.

Autori ka deklaruar në polici që ka vepruar ndaj një padrejtësie.

Bëhet fjalë për çështje pronësie, në një godinë tre katëshe në Shkodër, e cila ka shërbyer si ish rezervë në këtë qytet dhe pretendohej nga familja Shkambi. Në vitin 1993 janë strehuar familje në nevojë dhe janë rreth 30 apo 31 familje. Ata pretendojnë se kanë dokumentacion. Edhe familja Shkambi pretendon se ka dokumentacion se ishte pronare.

Ka nisur një proces gjyqësor mes palëve në shkallën e parë, ku familja Shkambi ka fituar, por familjarët kanë apeluar dhe pretendonin se familja Shkambi ka falsifikuar dokumentat.

Gjykatësi ka pretenduar në vendim, që familja Shkambi nuk ka mundësi ta përfitojë këtë pronë. Në këtë moment 30 vjeçari ka nxjerrë armën dhe duket se ai ka qenë i përgatitur për vendimin, e ka pritur vendimin dhe ka shkuar i armatosur në këtë institucion.

Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe polici që bën roje në gjykatë.

Do te jetë pjesë e procesit hetimor. Nuk besoj se jemi përballë rastit që polici ka marrë para, por fakti është që 30 vjecari ka hyrë i armatosur, ka shmangur kontrollin e policisë dhe ka kryer vrasjen. Ky do të jetë hetim që do të përcaktojë shumë gjëra, për shkak edhe të dinamikës, mënyrës si ka ndodhur”, tha Zhabina.

Related Posts

Kaderi rikthehet në “BBVK”? Çfarë pritet nga ish-banorja e njohur

Ish-banorja e “BBVK”-së, Kader Kicaj, është njëra nga figurat më të komentuara në showbizin vendor. Ajo ka arritur të bënte për vete numër të madh ndjekësish, të…

Kjo është banorja me dhëmbë 14 mijë euro, shoqërohet nga Blero!

Benita është banorja e radhës e BBVK. Ajo njihet për paraqitjet e saja në ekran. Buzëqeshja e saj, mund të themi se kushton 14 mijë euro, pasi…

Krahina e Sanxhakut rikthehet në identitetin e natyrshëm

Krahina e Sanxhakut, e njihur si Sanxhaku i Pazarit të RI, ose vetëm si Sanxhaku, historikisht paraqet një krahinë të veçantë, e cila përfshin pjesën jugperëndimore të…

Arkeologu Bjellorus zbulon 300 tulla me alfabetin më të vjetër të gjuhës shqipe, Ruset i vodhën!

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,…

“Në familjen time flasin të gjithë shqip”/ Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në…

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar janë …

Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve. Në emisionin“Rudina” në Tv Klan, ajo…