“S’është vetëm autori fajtor”, Vangjeli t’rondit me deklaratën pas vr*sjes së Astrit Kalaja: Gjyqtarin e vr*në për…

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt që trondit jo vetëm sistemin e drejtësisë, por vetë themelet e shtetit. Sipas Vangjelit, ngjarja nuk është një episod i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi të deformuar, ku drejtësia është kthyer në peng të interesave politike dhe mungesës totale të funksionimit institucional.

Ai theksoi se armën që vrau gjyqtarin e kanë shkrepur shumë duar jo vetëm autori, por edhe ata që për vite me radhë kanë goditur gjykatat, i kanë politizuar, dhe i kanë braktisur qytetarët përballë padrejtësisë.

Pjesë nga deklarata:

Atëherë, ka dy momente që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse janë anë të ndryshme të të njëjtës medalje. Akti është një akt terrorist. Vrasja e një gjyqtari në detyrë, dhe aq më tepër në një moment dhënie vendimi, është shkallmimi i gjithçkaje një gjyqtar që duhet të ishte simboli i së drejtës, të pëlqen apo jo vendimi i tij.

Duke thënë vetëm këtë, kemi bërë fotografinë e situatës. Skaneri i saj shkon më thellë dhe unë guxoj të them se atë armë e kanë shkrepur shumë duar aktorë e faktorë madje në një kuptim ishte dhe vetëvrasje. Që do të thotë: duke filluar nga përplasjet e pushtetit politik kur them pushtet politik kam parasysh si PS, ashtu edhe PD të cilat mendojnë se kanë epërsi mbi gjykatat. Duke filluar me keqkuptimin e pafund që ka ekzekutivi, Rama që është gjykatës mbi gjykatës.

LEXO HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të…
Ndërkohë, edhe në çështjet ku shteti është përballë individit, ai është thjesht palë dhe e vetmja gjë që mund të bëjë, kur nuk i pëlqen një vendim që duket i padrejtë dhe i palogjikshëm, është të bëjë një ankim një shkallë më lart.

KLGJ dhe KLP reagojnë ndaj Ramës dhe reagojnë sikur nuk e marrin seriozisht atë; kur dëgjojnë Berishën, thonë është normalitet. Reagojnë me një gjuhë pafuqie, me një gjuhë që herë pas here duket sikur thonë: “Mos na e merr për ters që duhet të reagojmë”, se kush e di çfarë thonë, si për KLGJ, ashtu edhe për KLP, që ngjajnë si zgjatime të një pushteti tjetër.

Pse vetëvrasje? Nuk e kam thjesht për individin. Në një proces pronash, gjithmonë pala që humb është e bindur se janë bërë manipulime dhe se gjyqtari është i blerë. Por, sa më shumë të vonohet qoftë edhe e drejta aq më tepër ajo nuk është më drejtësi.

Stoku i dosjeve është i frikshëm dhe pasqyron frustrimin e shoqërisë, e cila, nga çdo anë që kthen kokën, nuk gjen drejtësi, nuk sheh garanci në karrierë. Ndërton sot dhe sheh që 10 komshinjtë e tu kanë ndërtuar si ty. E gjithë kjo është pjesë e një kaosi që, nëse vendos gishtin tek drejtësia, duket se aty çalon më shumë se kudo.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…