“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si kërcënonte LIVE në TV xhaxhai i të riut që EK’ZEKUTOI gjyqtarin Astrit Kalaja

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi sistemin gjyqësor dhe opinionin publik ditën e hënë. 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Kalaja brenda ambjenteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, pas një vendimi që nuk favorizonte xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, kishte paralajmëruar publikisht për një përplasje të mundshme për pronën që ndodhej në qendër të konfliktit.

Një vit më parë, më 6 tetor 2024, gjatë një debati në një emision televiziv, Shkambi shprehu hapur kërcënimet e tij. “Ja gjej unë formën se si me e liru. Si ta minoj në 4 qoshet se është prona ime. E kam me certifikatë. Të gjithë do t’ju hedh në erë. Po ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë.”, paralajmëronte xhaxhai i autorit të krimit të rëndë.

Përplasja për pronën në lagjen “Skënderbeg”, ku ndodhej godina e ish-Shkollës së Rezervave, ka qenë burimi i konfliktit që çoi në ngjarjen tragjike. Veç gjyqtarit Kalaja, autori Elvis Shkambi qëlloi edhe ndaj palës kundërshtare në proces, babait dhe birit Ragip dhe Ervis Kurtaj, por fatmirësisht ata mbetën të gjallë.

Pas krimit, Shkambi u dorëzua menjëherë pranë një patrulle policie në dalje të gjykatës. Autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur jo vetëm motivet e plota, por edhe për të kuptuar se si u cënua siguria në një institucion të drejtësisë, duke lejuar hyrjen e një personi të armatosur në sallën e gjyqit.

Related Posts

💞 H0T SEA 💞

Përmbytjet në Kosovë / Merret vendimi për ndeshjen ndaj Zvicrës

Kosova dhe Zvicra do të luajnë sot në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb nga ora 20:45. Dardanët ndodhen në vendin…

Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fikstuar nga greku

Nga Elton Qyno Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë,…

Sali Berisha drejt prangave, vr*sjet e “21 janarit” pritet ta çojnë drejt një mase të re sigurie kryetarin e PD, ja…

Rigels Seliman Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon drejt një përplasjeje të re me drejtësinë dhe madje rrezikon prangat. Të premten që shkoi z. Berisha nuk…

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij grekë RRAHlN b*rbarisht për vd*kje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arr*stohen! Krimi i mbuluar me mister…

Policia e Athinës ka identifikuar dhe arrestuar 3 personat e përfshirë në rrahjen për vdekje të një burri 58-vjeçar, i cili v diq në një aksident me…

“Vlora më e RREZIKUARA, Durrësi, Lezha…”/ Meteorologia e njohur: Në Itali po bëhet nami, fati i mirë që stuhia po vjen nga…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” meteorologia e njohur, Lajda Porja. Ajo kishte sjellë një hartë të Shqipërisë, ku tregonte se si do…