Përtej gjyqtarit/ Publikohen poezitë prekëse të Astrit Kalasë për nipin dhe Shkodrën

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja ka humbur jetën dje në sallën e gjyqit, pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një person që ishte palë në proces. Astrit Kalaja ishte nga Shkodra dhe me reformën gjyqësore, ishte transferuar nga Apeli i atjeshëm, në Tiranë. Edhe palët që ishin në gjyq dhe dje do të njiheshin me vendimin, ishin nga Shkodra dhe prej vitesh kërkonin të drejtat për një sipërfaqe në lagjen “Skënderbeg”.

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar sot dy poezi/refleksione të gjyqtarit Astrit Kalaja, të cilat janë shkruar një vit më parë. Ajo thotë se ai nuk ishte vetëm magjistrat, por ndante shpesh me miqtë edhe vargjet që shkruante.

“Këto mesazhe janë të ditëve të fundit, njëri është i datës 20 shtator, pak ditë mbasi ishte bërë gjysh”, shkruan gazetarja Anila Hoxha, teksa publikon dy poezitë/refleksionet e mëposhtme:

Poezitë e Astrit Kalasë:

1- Jam bërë gjysh. Pas 14 ditesh bëra bisedën e parë me nipçen.

E thirra shoku.

Po qante.

Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun.

I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. i uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin.

Me fjalët e mia, me përkedheljet e mia, si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi.

Ishte shume bukur. Ndjeva nje lloj çlirimi shpirtëror.

Nuk do ta harroj kurrë. Falenderoj Zotin qe me dhuroi këte moment te paqtë.

Mu duk se zeri im i dha qetesi, siguri!

Mesazhi tjetër për Shkodrën, vendlindjen!

2- Për ty Shkoder shpirti jem !

Për mu Shkodër je flladi i lirisë, flladi i nderit e i krenarisë

Jam shkodran, jam i lashtë sa vete Shkodra, jam i lirë si Shkodra, jam human si Shkodra, jam i gjerë si Shkodra, di te fal e te dhuroj besim e shpresë si Shkodra.

Ne fakt cdo dite luftoj jem kështu

Këto fjale janë për Shkodrën, janë fjalë zemre.

Kujt mos ti pëlqejnë nuk ka gjë.

Unë nuk i kam shkruar për to.

I kam shkruar për ato qe e duan Shkodrën.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…