Detaje të reja kanë dalë nga krimi i cili ndodhi pak ditë më parë në Greqi, ku një pronar grek dhe miku i tij shqiptar u plagosën për vdekje. Mediat greke raportuan se ngjarja ka ndodhur para syve të nipit të pronarit grek, i cili i ka shpëtuar atentatit. Autori i krimit nuk është gjetur ende nga policia ,ndërsa motivet e plagosjes së dyfishtë ende nuk janë të qarta. Policinë greke po mban të hapura të gjitha mundësitë pa përjashtuar asgjë ,as motive personale dhe as skenarë më kompleksë.
Autoritetet greke thanë se autori i krimit mbërriti në kamping me një kamionçinë më pas hyri në biznesin ku ndodheshin dy viktimat dhe i ekzekutoi me gjakftohtësi. Policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë në vendngjarje, gjë që përforcon vlerësimin se arma e vrasësit ishte një revolver. Pronari grek u vra në vend, brenda zyrës së biznesit, ndërsa shqiptari u përpoq të arratisej, por autori e qëlloi atë pas shpine duke e vrarë.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar autorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletën, duke u drejtuar drejt fshatit Koryfassi, i cili është afërsisht 40 minuta larg Finikoundës. Megjithatë imazhi nuk është i qartë, nuk ka targë dhe automjeti i arratisjes nuk është gjetur deri më tani.
Autori thuhet se kishte veshur një bluzë me mëngë të gjata dhe nuk e kishte fytyrën të mbuluar. Nipi i pronarit grek ishte gjithashtu në vendin e krimit, i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit. Sipas dëshmisë së tij, autori gjithashtu qëlloi drejt tij, por nuk e goditi. Dëshmitari nuk e ka identifikuar autorin. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha skenarët e mundshëm, ndërsa njerëz të afërt me dy viktimat pritet të japin deklarata, pasi motivi i vrasjes mbetet i paqartë.