Moti bën kthesë. Metereologia tregon kur rikthehen reshjet e shiut

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se nga dita e nesërme pritet të shtohen vranësirat në të gjithë territorin, dhe të martën sipas saj, pritet të kthehen reshjet e para të shiut, kryesisht në zonat veriore dhe veri-perëndimore.

Sipas meteorologes, dita e mërkurë do të sjellë reshje shiu në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se dita e martë do të sjellë një rënie me 1-2 gradë të temperaturave, teksa shtoi se reshjet e shiut do te jenë me intensitet të ulët gjatë të martës dhe të mërkurës.

“Shtohen vranësirat në territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, por edhe në ditët në vijim. Sot nuk presim reshje. Termometri shënon vlera mjaft të larta. Maksimumi i ditës së sotme shënon 22 gradë celcius, përgjithësisht në shumicën e qyteteve të shtrirjes perëndimore. Ndërkohë nga nesër dhe në vijim, temperaturat mbeten të larta, të paktën deri ditën e martë.

Ndërsa shtohen vranësirat gjatë ditës së shtunë. E diela do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa nesër janë shumë më të dukshme në territor. Sikundër dita e hënë dhe në vijim, e gjithë pjesa e parë e javës tjetër e cila sjell fuqizim të vranësirave në territorin shqiptar. E marta rreth paradites sjell një sistem të fuqishëm me vranësira.

Priten rrebeshe afatshkurtra fillimisht në veri-perëndim dhe veri dhe më pas edhe në zonat qëndrore. Në jug të territorit priten pak reshje gjatë ditës së martë. Ndërsa dita e mërkurë sjell reshje në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet do të jenë të lehta dhe afatshkurtra, por do të prekin gjithë Shqipërinë. E marta sjell 1-2 gradë rënie”, tha meteorologia Porja.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…