Itali/ Shqiptari aks*denton për vd*kje babain e tre fëmijëve, largohet me vrap nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur zonën e Martinsicuro-s në Itali.

Viktimë ka mbetur Emidio Croci, 47-vjeç, baba i tre fëmijëve dhe me profesion programues, ndërsa shkaktari i dyshuar i tragjedisë është një shqiptar 41-vjeçar me inicialet A.K., rezident në San Benedetto.

Sipas mediave italiane, shqiptari drejtonte një automjet tip ‘Mercedes-Benz A-Class’ që u përplas me shpejtësi të lartë me SUV-in Mercedes GLB ku udhëtonte familja Croci. Nga përplasja e fortë, 47-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij është shtruar në spitalin e Sant’Omero dhe djalli 11-vjeçar u dërgua në Ancona me trauma në kokë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, shoferi shqiptar dhe një person tjetër që ndodhej në makinë u larguan në këmbë, duke braktisur vendin e ngjarjes.

Policia italiane nisi kërkimet intensive, ndërsa të nesërmen në mëngjes, 41-vjeçari u vetëdorëzua në komisariat, ku u dërgua më pas në spital për plagët e marra gjatë përplasjes.

Ai është tashmë nën hetim nga Prokuroria e Teramos për vrasje rrugore (“omicidio stradale”) dhe braktisje të vendngjarjes (“omissione di soccorso”), pasi dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, personi i dytë që ndodhej në automjet vijon të jetë në arrati, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Teramos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Shënim: Fotoja e përdorur në artikull është ilustruese.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…