Vr*sja e biznesmenit në Itali/ Arrestohet shqiptari dhe 7 persona të tjerë. Zbardhen akuzat edhe për …

Tetë persona, përfshirë një oficer policie dhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar në Itali për një sërë veprash penale, si trafikim droge, falsifikime, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal.

Katër prej të arrestuarve janë dërguar në burg dhe katër të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak, pas një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Brescias dhe Karabinierët, i cili zgjati mbi një vit.

Në qendër të hetimit është një sulm i ndodhur më 1 mars 2024 në Montichiari, ku një biznesmen u qëllua tetë herë nga persona të maskuar. Ai i mbijetoi sulmit, por ndërroi jetë në shtator nga shkaqe të tjera.

Autoritetet dyshojnë se një shqiptar me precedent penal ishte autori i tentativës për vrasje, ndërsa një oficer i Policisë Vendore të Desenzanos akuzohet se ishte organizatori kryesor i një rrjeti kriminal që merrej me trafik droge në bashkëpunim me një biznesmen nga Bergamo dhe shtetas marokenë.

Gjatë hetimeve u zbuluan dy struktura kriminale të cilat përveç drogës, ishin përfshirë në falsifikim faturash dhe evazion fiskal, me transaksione fiktive që kapnin vlerën mbi 450,000 euro. Oficeri i policisë dyshohet se ka ndërmjetësuar për këtë aktivitet përmes kompanive fiktive të përfshira në sektorin e ndërtimit.

Në total u zhvilluan 23 kontrolle ndaj të dyshuarve dhe 19 inspektime financiare në disa provinca të Italisë së Veriut, duke përfshirë Brescian, Milanon, Bergamon, Veronën, Mantovan, Ferraran dhe Rovigon. Hetimet u asistuan nga pajisje të specializuara teknologjike dhe njësi qensh të trajnuar për zbulimin e parave,

Related Posts

Kaderi rikthehet në “BBVK”? Çfarë pritet nga ish-banorja e njohur

Ish-banorja e “BBVK”-së, Kader Kicaj, është njëra nga figurat më të komentuara në showbizin vendor. Ajo ka arritur të bënte për vete numër të madh ndjekësish, të…

Kjo është banorja me dhëmbë 14 mijë euro, shoqërohet nga Blero!

Benita është banorja e radhës e BBVK. Ajo njihet për paraqitjet e saja në ekran. Buzëqeshja e saj, mund të themi se kushton 14 mijë euro, pasi…

Krahina e Sanxhakut rikthehet në identitetin e natyrshëm

Krahina e Sanxhakut, e njihur si Sanxhaku i Pazarit të RI, ose vetëm si Sanxhaku, historikisht paraqet një krahinë të veçantë, e cila përfshin pjesën jugperëndimore të…

Arkeologu Bjellorus zbulon 300 tulla me alfabetin më të vjetër të gjuhës shqipe, Ruset i vodhën!

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,…

“Në familjen time flasin të gjithë shqip”/ Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në…

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar janë …

Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve. Në emisionin“Rudina” në Tv Klan, ajo…