Taksë e re për naftën/ Qeveria krijon rezervë 90-ditore, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore për furnizimin e popullatës në këto raste.
Projektligji i nxjerrë për konsultim publik “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj” parashikon një rezerve sa për 90 ditë konsum në rast nevojash, i cili pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit minimalisht 520 mln euro nëse i ndërton depozitat ose rreth 300 mln euro me qira.

Shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë qe duhen te mbahen në Republikën e Shqipërisë ka si target te paktën 90 ditë e sasive te importeve mesatare ditore neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë te konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe. Rezervat e sigurisë për të arritur targetin do krijohen gradualisht dhe në mënyrë proporcionale në baze të Planit të Veprimit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave”.

Konkretisht për një rezervë 90 ditë që do i shërbejë popullatës në rast krizash, duhen minimalisht sipas ekspertëve të tregut 270-300 mijë ton karburantë, të cilat me vlerën e tregut aktual kushton 300 mln $ ose thënë ndryshe 260 mln euro.

Por kjo është vetëm kostoja e produktit. Për ruajtjen e tij ka një sërë kostosh të tjera që nga marrja me qira e depozitave të cilat sipas ekspertëve nuk ka në dispozicion për kapacitete të tilla, por nëse do të kishte kanë një vlerë prej 10 euro/ton në muaj ose për një kapacitet 300 mijë ton arrin në 3 milionë euro në muaj ose 36 milionë euro në vit.

Nëse kjo faturë do të përllogaritej me këto shpenzime pa përfshirë edhe kostot për paga, punonjësit apo energjinë elektrike do të arrinte deri në 300 mln euro.

Nëse qeveria do të krijojë vet depozitat do ti kushtojnë rreth 300 mln $ ose 260 mln euro. Të cilat në total e çojnë faturën në 520 mln euro pa përfshirë kostot e tjera të mirëmbajtjes apo edhe të punonjësve.

Për të paguar një faturë kaq të shtrenjtë projektligji parashikon disa burime financimi si kredi apo buxheti i shtetit si edhe një tjetër tarifë që do ti shtohet xhepave të qytetarëve.

“Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës se Akcizës”.

Kjo do të bëj që përveçse rreth 6 taksave dhe tarifave vendore që qytetarët paguajnë për karburantet si akciza, taksa e qarkullimit, karbonit, skanimit etj të shtohet edhe kjo tarifë që ende nuk dihet sesa do të jetë por do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim të Këshillit të Ministrave

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox, 22 deri më 28 dhjetor 2025 për të gjitha shenjat

Kemi mbërritur në një javë magjike, atë që na çon drejt e në zemër të Krishtlindjeve. Ky horoskop për javën nga 22 deri më 28 dhjetor 2025…

Djali humbi jetën papritur, e ëma s’duroi dhimbjen dhe VDlQ: Të dy përcillen sot për në banesën e fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, ku brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës…

🔥 2 H0T 4 U 🔥

Me nje fat te papare per fundin e vitit

Teksa po i afrohemi fundvitit 2025 dhe atmosfera festive mbush qytetet, qielli na sjell një surprizë të fuqishme kozmike: eklipsi i fundit hënor i vitit. Më 7…

Rama tregon vendimin që do merret për Belindën?

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me kërkesën nga SPAK në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë…

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…