Skip to content

E pazakontë në Fier – Gruaja i shkon në zyrë avokatit dhe, pas asaj që ndodh, e arreston policia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një grua është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një avokati, në ambientet e zyrës së tij. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Fierit kanë arrestuar në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura.

E arrestuara dyshohet se ka kanosur dhe goditur në zyrë shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson të birin e saj në një proces gjyqësor ndaj prindërve. Nuk dihen ende motivet e sakta që e shtynë gruan drejt këtij veprimi, por ngjarja ka ngritur shqetësim për sigurinë e profesionistëve të drejtësisë në raste të ngjashme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Published inTë fundit