6 minuta larg tr*gjedisë, avionit te RyanAir i mbaron karburanti në ajër

Një avion pasagjerësh i Ryanair ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një ulje emergjente në Manchester. Incidenti ndodhi më 3 tetor kur fluturimi nga Piza drejt aeroportit Prestwick të Glasgout lëshoi një sinjal emergjence për mungesë kritike të karburantit.

Avioni u detyrua të devijonte drejt Mançesterit për një ulje emergjente, ndërsa stuhia e fuqishme “Amy” godiste Britaninë me erëra që arritën deri në 100 milje në orë.

Fluturimi FR1194, i operuar nga kompania partnere Malta Air, u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje.

Sipas raportimeve, avioni kishte mbetur me vetëm 220 litra karburant në rezervuar në momentin e uljes, një sasi që mjafton vetëm për 5 deri në 6 minuta të tjera fluturim. Kjo e çon avionin shumë pranë shifrës së “rezervës minimale të detyrueshme” për fluturim të sigurt, që për një Boeing 737-800 duhet të jetë të paktën 30 minuta karburant rezervë në çdo rast.

Një prej pasagjerëve në bord, Alexander Marchi, tregoi për gazetën Ayr Advertiser përjetimet e tij gjatë fluturimit dramatik. “Avioni bëri disa rrotullime para tentativës së parë për ulje, por u ngrit menjëherë. Herën e dytë ishim shumë pranë tokës, por u ngritëm me forcë sërish. Më pas na u komunikua se do të devijonim për në Mançester.”

Ai shtoi se vetëm pasi panë lajmet, udhëtarët e kuptuan se sa pranë kishin qenë një katastrofe të mundshme.

“Kur zbuluam se kishim mbetur me vetëm pak minuta karburant, njerëzit ishin të tronditur. Të gjithë donin vetëm të zbrisnin dhe askush nuk kishte më dëshirë të ngjitej në një avion tjetër për një kohë të gjatë.”

Ryanair ka konfirmuar incidentin dhe ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse që kanë nisur një hetim zyrtar. “Ryanair e raportoi këtë çështje tek autoritetet përkatëse më 3 tetor. Meqë çështja është subjekt i një hetimi të vazhdueshëm, nuk mund të japim komente të mëtejshme për momentin,” deklaroi një zëdhënës i kompanisë. (A2 Televizion)

Related Posts

“Shumë herë flejmë pa bukë”, 9-vjeçarja jetime dhe vëllai i saj i vogël kanë nevojë për ndihmën e shqiptarëve

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një vogëlushe vetëm 9-vjeçe tregon mes lotësh vështirësitë e…

Irritohet qytetari: Vini me dashnoret këtu dhe hidhni plehra!

Në zonën e njohur si “Te Pamja”, aty ku dikur njerëzit shkonin për të parë horizontin apo për të kaluar disa çaste qetësie, sot mbizotëron një pamje…

Shpërthim TRAGJlK: Fabrika e eksp’lozivëve bëhet hi, raportohet për të vd*kur e të zhdukur

View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

Shpërthim tr*gjik: Fabrika e eksp’lozivëve bëhet hi, raportohet për të vd*kur e të zh’dukur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur shtetin e Tenesit në SHBA, duke shkaktuar viktima dhe persona të zhdukur. Ngjarja ndodhi në një fabrikë prodhimi eksplozivësh në zonën…

“Turp për rininë”: Xhaja 72-vjeçar nga Vlora bën spektakël në paralele

Një 72-vjeçar nga Vlora ka befasuar rrjetet sociale me forcën dhe energjinë e tij, duke bërë ushtrime spektakolare në paralele si një atlet profesionist. Pamjet e xhaxhait…

Analisti akuzon Gjergj Lucën: Ti transporton dr*gë brenda peshqve të Rozafës, jam dëshmitar

Në një debat të ashpër për oligarkinë që ka mbërthyer sektorë të rëndësishëm të ekonomisë në Shqipëri, analisti Ilir Demalia është përplasur me biznesmenin e peshkut Gjergj…