BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

Bruksel, 11 Tetor 2025 – Bashkimi Europian nis këtë të dielë zbatimin e Sistemit të Ri të Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES), që do të regjistrojë gjurmët e gishtave dhe të dhëna biometrike për të gjithë udhëtarët nga vendet jashtë BE-së që hyjnë në zonën Shengen. Sistemi do të zbatohet fillimisht në pika kufitare të përzgjedhura dhe pritet të zgjerohet gradualisht në të gjitha aeroportet, portet dhe pikat tokësore deri më 10 prill 2026, kur do të zëvendësojë përfundimisht sistemin aktual të vulosjes së pasaportave.

Çfarë pritet të ndryshojë?

Udhëtarët do të duhet të ndalojnë për të regjistruar të dhëna biometrike, përfshirë fotografi dhe gjurmë gishtash. Ky proces do të kryhet vetëm herën e parë të hyrjes në zonën Shengen – më pas të dhënat do të mbeten në sistem për një periudhë të caktuar.

Kjo risi mund të shkaktojë rrethana me vonesa në kufijtë tokësorë, veçanërisht për shtetasit shqiptarë dhe udhëtarët nga rajoni, që shpesh udhëtojnë me makinë drejt vendeve të BE-së, pasi do të duhet të dalin nga automjeti për të kryer procedurat.

Masat në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar

Shtetet anëtare të BE-së po përgatiten me pajisje të reja dhe staf shtesë për të përballuar fluksin. Gjermania do ta nisë këtë të dielë në aeroportin e Düsseldorfit, ndërsa Holanda do të fillojë në porte të përzgjedhura dhe në aeroportin Schiphol nga 3 nëntori.

Mbretëria e Bashkuar ka marrë masa parandaluese për fluksin gjatë sezonit turistik 2026, duke ngritur zona pritjeje në Kent për automjetet që udhëtojnë drejt Eurotunnel-it dhe portit të Doverit.

Operatorë si Eurotunnel dhe Eurostar kanë investuar miliona paund për pajisje vetë-shërbimi, ndërsa udhëtarët komercialë do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen sistemit të ri.

Kujt i aplikohet sistemi?

Sistemi EES do të zbatohet nga 29 vendet e zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin. Ai nuk do të aplikohet për personat që mbajnë leje qëndrimi afatgjatë ose viza të vlefshme të BE-së.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…