LAJMI I MIRË! Qeveria Rama “FAL” borxhet e shqiptareve, ja si të përfitoni

Qeveria ka paralajmëruar një reformë të thellë fiskale që pritet të ndryshojë mënyrën se si trajtohen borxhet tatimore dhe marrëdhëniet mes shtetit dhe sipërmarrjes.

Nisma e re, e quajtur “Paqja Fiskale 2026–2029”, do të jetë një nga politikat më ambicioze të mandatit të katërt qeverisës dhe parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet, si dhe krijimin e një skeme të re për ripagimin e borxheve më të reja, me përqindje të reduktuara dhe kushte lehtësuese për bizneset.

Sipas planit të prezantuar, “Paqja Fiskale” do të shërbejë si një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Administratës Tatimore dhe sipërmarrjes shqiptare, duke synuar normalizimin e marrëdhënieve fiskale dhe nxitjen e deklarimeve të rregullta. Për herë të parë, kjo marrëveshje do të mbështetet nga Inteligjenca Artificiale, e cila do të përdoret për të analizuar të dhënat e bizneseve, identifikuar rreziqet dhe shmangur kontrollet tatimore të panevojshme, duke e kthyer procesin nga penalizues në bashkëpunues.

Kjo reformë parashikohet të shënojë një kapitull të ri në marrëdhënien midis shtetit dhe biznesit, duke krijuar kushte për ristrukturimin e borxheve, zbutjen e konfliktit fiskal dhe rritjen e transparencës. Qeveria synon që me këtë skemë të ulë tensionet midis administratës dhe sipërmarrësve, duke inkurajuar vetëdeklarimin dhe përmirësimin vullnetar të situatave tatimore.

Një nga shtyllat kryesore të programit është vazhdimi i politikës së taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029, duke ruajtur këtë lehtësi për rreth 100 mijë subjekte ekonomikeqë përbëjnë bazën e ekonomisë shqiptare. Paralelisht, do të zbatohet reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, që do të kalojë nga sistemi aktual i bazuar në vlera të vjetra kadastrale, në një sistem të ri fiskal të bazuar në vlerën reale të tregut. Ky proces do të shoqërohet me rivlerësim masiv të pasurive, përditësim të çmimeve reference dhe krijimin e Kadastrës Fiskale, e cila do të bëhet baza e re e llogaritjeve tatimore për pronat në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve, të ardhurat tatimore pritet të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit, jo përmes rritjes së taksave, por përmes zgjerimit të bazës tatimore, digjitalizimit të shërbimeve dhe reduktimit të informalitetit. Qeveria synon që nëpërmjet teknologjisë së avancuar dhe integrimit të platformave fiskale digjitale, të arrihet identifikimi automatik i transaksioneve të padeklaruara, çka do të lejojë mbledhje më efikase të të ardhurave pa rritur barrën fiskale mbi qytetarët apo biznesin.

“Paqja Fiskale 2026–2029” shihet si një pakt i ri besimi midis qeverisë dhe sipërmarrjes, që jo vetëm do të lehtësojë barrën e të shkuarës, por do të krijojë një terren më të qëndrueshëm për investime, rritje dhe zhvillim. Në këtë mënyrë, qeveria synon të konsolidojë një klimë të re ekonomike, ku bizneset e ndershme shpërblehen, borxhet e vjetra arkivohen dhe ekonomia shqiptare futet në një fazë të re të dixhitalizimit dhe bashkëpunimit fiskal

Related Posts

Humbja me Shqipërinë, trajneri Serbisë merr vendimin e papritur

Trajneri Dragan Stojkovic i ofroi dorëheqjen drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë. Ai nuk do udhëtojë me ekipin në Andorra për sfidën e radhës. Humbja 0-1…

Shakohoxha nxjerr bisedën me Manajn, si e kishte parashikuar atë që ndodhi sonte

Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka ndarë sonte një bisedë të vjetër me Rey Manajn, që sot po shihet si një profeci e vërtetë. Në qershor, pas penalltisë…

Mediat serbe shpërthejnë pas disfatës nga Shqipëria: “Humbja më e …”

Mediat serbe e kanë cilësuar humbjen e sotme të përfaqësueses së tyre ndaj Shqipërisë si një nga më të rëndat në historinë e kombëtares. E përditshmja Kurir…

“Hysaj plas bombën: 11 vite kam duruar! Serbia e di pse humbi!”

Elseid Hysaj ka folur për “Klan Kuqezi” në Tv Klan pas triumfit historik të Shqipërisë ndaj Serbisë. Mbrojtësi kuqezi u shpreh se kjo ishte një fitore që…

Deklarata e Sylvinho pas fitores historike ndaj Serbisë:

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, foli me emocion pas fitores së madhe në Beograd, duke e cilësuar si një nga fitoret më të bukura të karrierës së…

Tm*rr i madh, 4 të vd*kur dhe të paktën 12 të pl*gosur nga të shtënat pas ndeshjes

Katër persona u vranë dhe të paktën 12 të tjerë u plagosën në një të shtënë me armë zjarri të shtunën herët në mëngjes (11 tetor), në…