LAJMI I MIRË! Qeveria Rama “FAL” borxhet e shqiptareve, ja si të përfitoni

Qeveria ka paralajmëruar një reformë të thellë fiskale që pritet të ndryshojë mënyrën se si trajtohen borxhet tatimore dhe marrëdhëniet mes shtetit dhe sipërmarrjes.

Nisma e re, e quajtur “Paqja Fiskale 2026–2029”, do të jetë një nga politikat më ambicioze të mandatit të katërt qeverisës dhe parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet, si dhe krijimin e një skeme të re për ripagimin e borxheve më të reja, me përqindje të reduktuara dhe kushte lehtësuese për bizneset.

Sipas planit të prezantuar, “Paqja Fiskale” do të shërbejë si një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Administratës Tatimore dhe sipërmarrjes shqiptare, duke synuar normalizimin e marrëdhënieve fiskale dhe nxitjen e deklarimeve të rregullta. Për herë të parë, kjo marrëveshje do të mbështetet nga Inteligjenca Artificiale, e cila do të përdoret për të analizuar të dhënat e bizneseve, identifikuar rreziqet dhe shmangur kontrollet tatimore të panevojshme, duke e kthyer procesin nga penalizues në bashkëpunues.

Kjo reformë parashikohet të shënojë një kapitull të ri në marrëdhënien midis shtetit dhe biznesit, duke krijuar kushte për ristrukturimin e borxheve, zbutjen e konfliktit fiskal dhe rritjen e transparencës. Qeveria synon që me këtë skemë të ulë tensionet midis administratës dhe sipërmarrësve, duke inkurajuar vetëdeklarimin dhe përmirësimin vullnetar të situatave tatimore.

Një nga shtyllat kryesore të programit është vazhdimi i politikës së taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029, duke ruajtur këtë lehtësi për rreth 100 mijë subjekte ekonomikeqë përbëjnë bazën e ekonomisë shqiptare. Paralelisht, do të zbatohet reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, që do të kalojë nga sistemi aktual i bazuar në vlera të vjetra kadastrale, në një sistem të ri fiskal të bazuar në vlerën reale të tregut. Ky proces do të shoqërohet me rivlerësim masiv të pasurive, përditësim të çmimeve reference dhe krijimin e Kadastrës Fiskale, e cila do të bëhet baza e re e llogaritjeve tatimore për pronat në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve, të ardhurat tatimore pritet të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit, jo përmes rritjes së taksave, por përmes zgjerimit të bazës tatimore, digjitalizimit të shërbimeve dhe reduktimit të informalitetit. Qeveria synon që nëpërmjet teknologjisë së avancuar dhe integrimit të platformave fiskale digjitale, të arrihet identifikimi automatik i transaksioneve të padeklaruara, çka do të lejojë mbledhje më efikase të të ardhurave pa rritur barrën fiskale mbi qytetarët apo biznesin.

“Paqja Fiskale 2026–2029” shihet si një pakt i ri besimi midis qeverisë dhe sipërmarrjes, që jo vetëm do të lehtësojë barrën e të shkuarës, por do të krijojë një terren më të qëndrueshëm për investime, rritje dhe zhvillim. Në këtë mënyrë, qeveria synon të konsolidojë një klimë të re ekonomike, ku bizneset e ndershme shpërblehen, borxhet e vjetra arkivohen dhe ekonomia shqiptare futet në një fazë të re të dixhitalizimit dhe bashkëpunimit fiskal

Related Posts

Vdiq papritur në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi, këngëtari ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

Është shuar në moshë fare të re këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Dyshohet se 40-vjeçari, babai i një djali, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku…

💔Ka ndërruar jetë në moshën 40 vjecare këngëtari i njohur shqiptar

Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi. Sipas informacioneve të siguruara nga Pa Censurë, ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të…

Ka ndërruar jetë këngëtari Shpat Kasapi

Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi. Sipas informacioneve të siguruara nga Pa Censurë, ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të…

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…