Triumf historik! Kuqezinjtë bëjnë mrekullinë në Serbi, një hap larg Botërorit

Shqipëria ka shkruar historinë sonte në Leskovac! Kuqezinjtë kanë arritur një fitore të artë ndaj Serbisë, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në një ndeshje të tensionuar, të mbushur me emocione dhe provokime nga tribuna.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e fundit të pjesës së parë nga Rey Manaj, i cili shlyeu penalltinë e humbur në përballjen e parë mes dy skuadrave në Tiranë. Në pjesën e dytë, djemtë e Sylvinhos treguan karakter dhe disiplinë, duke administruar në mënyrë të shkëlqyer avantazhin deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Ndeshja nuk i shpëtoi episodeve të pakëndshme: një pjesë e tifozëve serbë dëgjoheshin duke thirrur “vritini shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”, ndërsa në tribuna u shfaq edhe një banderolë me hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, veprime provokuese që pritet të sjellin reagim nga UEFA. Fatmirësisht, përtej këtyre episodeve, ndeshja përfundoi pa incidente të tjera fizike në tribuna.

Në minutën e fundit të takimit, Nedim Bajrami pati një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, por portieri serb shmangu golin e dytë me një pritje vendimtare.

Me këtë fitore historike, Shqipëria blindon vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, duke lënë pas Serbinë me 7 pikë. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë tashmë janë më afër se kurrë kualifikimit për Kampionatin Botëror 2026.

Related Posts

Dalin VOTAT e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5. Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen: Ftohja mes Selin dhe…

U aks*dentua në Peqin–Elbasan, ndërron j’etë në spital 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari…

Horoskopi ditor, e diel 11 janar 2026

Dashi Do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk priten aspak mosmarrëveshje. Beqaret nuk do bien…

Pasi i dogji shtëpinë, Alma Bime thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i djegë makinën ish-partnerit

Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e arrestit në shtëpi për Alma Bimen, ish-drejtoreshën e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohej…

Andi, shoferi i d’ehur që la shokun ta merrte rrjedha e përroit në Klos

Personi në foto është Andi Losha, 24 vjeç, i riu që po drejtonte makinën e cila ra në një përrua në zonën e Klosit, ku ende vijon…

U braktis nga shoku në aks*dent, ky është 30-vjeçari i zhdukur në Klos

10 Janar 2026, 11:31 – Klos Personi që shihni në foto është Jurgen Karaj, 30 vjeç, i cili rezulton i zhdukur pas një aksidenti të rëndë në…