Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka ndarë sonte një bisedë të vjetër me Rey Manajn, që sot po shihet si një profeci e vërtetë.
Në qershor, pas penalltisë së humbur kundër Serbisë, Shakohoxha i kishte shkruar sulmuesit shqiptar fjalë mbështetëse: “Mos u mërzit. Zoti të do shumë. Të ka bërë yll të bukur dhe super talent. Në Beograd do ja plasesh portën.”
Dhe pikërisht ashtu ndodhi! Në përballjen e sotme në Leskovc, Rey Manaj realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike kundër Serbisë.
Biseda, e cila është bërë virale në rrjete sociale, tregon forcën e besimit dhe motivimit që shpesh paraprin momentet më të mëdha në sport. /Prive,