Trondit Ylli Manjani! Do shkundet vendi, po gatuhet një gr bitje qe shkund themelet

Nga Ylli Manjani
Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mira që kanë marrë vendime kurajoze në të shkuarën. Gjykata e sotme kushtetuese është vite dritë larg edhe nga gjykata e Kosovës, se nuk po e krahasoj me gjykatat në perëndim.

Por interpretimi që po tentohet të bëhet me mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja është mendim kriminal në fazën e përgatitjes i një grupi të strukturuar, që synon ta grabisë.

Nëse kjo gjykatë kushtetuese do bëhet pjesë e këtij grupi të strukturuar, që këtë radhë duhet ta them me plot gojën se nuk është qeveria në të, atëherë mandati që mban zonja Bejtja do të quhet i grabitur.

Sa për të sjellë pak informacion ligjor:

1. Sonila Bejtja është emëruar në detyrë si pasuese e të dekretuarit Besnik Muçi. Ky i fundit u dekretua për mandat të plotë 9 vjeçar shërbimi, që do të thotë deri në 2028.

2. Për shkak se zoti Muçi u detyrua të largohet nga detyra, vendin e atij e mori zonja Bejtja. Pra mandati i saj shkon nga aty ku e la zoti Muçi, deri në 2028.

3. Dekreti i emërimit, si për zotin Muçi ashtu edhe për zonjën Bejtja saktëson se është “i plotë”. Pra 9 vjeçar.

4. Sipas Kushtetutës së shkruar, e zeza mbi të bardhë, mandatet që rifreskohen janë ata që mbajtën zoti Kalo dhe sot zonja Zaçe. Aksidentalisht është krijuar edhe një vakancë tjetër që krijoi dorëheqja një anëtarje tjetër aty

5. Të gjithë të tjerët e kanë mandatin e plotë dhe periudha tjetër e radhës për rinovim të përbërjes është viti 2028.

Këto janë fakte që dalin nga aktet zyrtare dhe Kushtetuta e shkruar.

Tani, Presidenti i Republikës, i cili ka hyrë kot në këtë debat, i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të injorojë këto fakte dhe, të interpretojë një gjë që po e kërkojnë në Kushtetutë e spo e gjejnë. Thonë madje se e kanë harruar ta shkruajnë, ndaj duhet ta shkruajë gjykata.

Pra i kërkojnë gjykatës Kushtetuese të shkruajë një kushtetutë tjerër!!!

Nuk po ju lodh kokën me interpretime të tjera, por kaq besoj mjafton për të kuptuar se çfarë gatimi po servir mendimi kriminal për grabitjen e një mandati legjitim.

Tani, Gjykata Kushtetuese nga e cila nuk presim më të na mbrojë ne, të paktën të mbrojë veten nga ky sulm antikushtetutë grabitës. Ta bëjë këtë duke u nisur nga një prezumim i thjeshtë: sot mandati i Sonilës nesër do jetë mandati jot.

Kaq, se moralizmat e kolegut për kolegun mesa duket kanë marrë fund aty…

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…