Pesë fëmijë janë përleshur mes tyre në një konflikt që ndodhi sonte në periferi të Tiranës, raporton noa.al. Që të gjithë kanë mbetur të plagosur. Policia tha zyrtarisht se sonte rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.
Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.