Si kurrê me parë! Kthehet vapa në tetor per plazh! Ja kur rriten temperaturat sipas sinoptikanes se njohur

Sipas meteorologes Tanja Porja, mëngjesi i së shtunës sjell një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Në zonat malore termometri do të luhatet mes 6 dhe 8 gradëve, ndërsa në perëndim temperaturat do të jenë midis 17 dhe 20 gradëve.

Gjatë mesditës dhe pasdites, pritet shtim i vranësirave, më të dukshme në lindje dhe në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit, por pa reshje. Era do të fryjë mesatare nga veriperëndimi, herë pas here më e fortë në det, ndërsa maksimumet ditore do të arrijnë 26 deri në 28 gradë në perëndim dhe bregdet, dhe rreth 21 gradë në zonat malore.

E diela parashikohet e ngjashme, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësira të lehta paradite. Temperaturat do të mbeten pothuajse të njëjta, me një freskim të lehtë në mëngjes, dhe maksimumi do të arrijë sërish 28 gradë në jugperëndim.

Nga e hëna, moti do të ndryshojë gradualisht: pritet një rënie e temperaturave dhe shtim i vranësirave, më të dukshme nga e marta deri të enjten, me mundësi reshjesh të pakta në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Në shkallë Ballkani, fundjava do të jetë kryesisht me diell, përveç zonave pranë Detit të Zi ku priten reshje, erë e fortë dhe stuhi detare. Në pjesën tjetër të rajonit moti mbetet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me temperatura deri në 29 gradë në jug.

Në Europë, reshjet do të prekin më shumë brigjet lindore të Spanjës dhe zonën e Detit të Zi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të ketë mot të kthjellët ose me vranësira të lehta. Temperaturat mbeten të larta në të gjithë kontinentin, duke arritur deri në 30 gradë në rajonin mesdhetar,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…