Aksident i rëndë, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të pl agosur

Një aksident rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku u përplasën dy trena me pasojë plagosjen e të paktën 20 personave.

Sipas burimeve lokale, nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur.

Rrjeti informativ TA3 raportoi se spitalet e zonës po përgatitnin njësitë e emergjencës për të pritur të lënduarit nga aksidenti.

Shërbimi i kërkim-shpëtimit i vendit bëri të ditur përmes faqes së tij në Facebook se ka dërguar menjëherë një helikopter dhe autoambulanca në vendngjarje.

Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Jablonov nad Turňou, në Sllovaki, kur dy trena ekspres që po lëviznin në drejtim të kundërt u përplasën ballë për ballë përpara një tuneli hekurudhor.

Related Posts

Tapë në timon dhe përplas tre makina, e pëson 44-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Tiranë pasi kishte përplasur tre makina. Sipas burimeve mësohet se 44-vjeçari me iniciale B.B ka qenë në gjendje të dehur në…

“Javë e qëndueshme, por fundjava sjell…”/ Meteorologia Porja tregon surprizat e papritura të motit për ditët në vijim

Meteorologia, Lajda Porja, në lidhje live, bëri parashikimin e motit, duke thënë se kjo javë do të jetë një javë e qetë, ku sot edhe nesër moti…

Tr*gjedi e madhe/ 42 vik*ima pas rrëzimit të një autobusi në humnerë

Dyzet e dy shtetas nga Zimbabve dhe Malavi humbën jetën pasi një autobus që po i çonte ata në shtëpi u përmbys në një rrugë në Afrikë…

Thyhet xhami i kabinës së avionit, tmerr në ajër për kombëtaren e futbollit

Momente frike ka përjetuar kombëtarja e Nigerisë gjatë kthimit pas ndeshjes kundër Lesotos, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Skuadra e udhëhequr nga ylli Victor Osimhen…

Lajm i mirë, ja kur do të hiqen tarifat roaming për udhëtarët shqiptarë drejt BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashkët me kryeminstrin Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria është në rrgën e duhur drejt BE-së….

‘Të dua, lufta mbaroi’! Bisedat e para të pengjeve izraelitë me të afërmit e tyre pas 738 ditësh në duart e Hamasit!

Mediat izraelite kanë publikuar momentet nga bisedat e para të pengjeve izraelite me familjarët e tyre, pas lirimit të tyre nga Hamasi. Fillimisht ata kanë folur në…