Biznesmeni Bujar Muça është shoqëruar nga policia pas aksionit të zhvilluar më herët në Elbasan nga autoritetet. Muça është pronari i kompanisë ‘Delta Group’, ndërsa bashkë me të janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar edhe armë. Operacioni i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit.
Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.