E bujshme! Çfarë i thanë Trump-it deputeti arab dhe kolegu i tij izraelit, që u përzunë nga salla (Video)

Pamjet e regjistruara gjatë fjalimit të Donald Trump në Parlamentin e Izraelit tregojnë momentin kur dy anëtarë të Knessetit u përjashtuan nga salla. Sipas një zëdhënësi të Knessetit, dy deputetët po mbanin një pankartë me mbishkrimin “Njih Palestinën”, gjë që përbën shkelje të rregullave të brendshme të parlamentit izraelit, të cilat ndalojnë ngritjen e pankartave apo shenjave brenda sallës plenare.

Deputetët e përjashtuar janë Ayman Odeh, kryetar i partisë arabe Hadash, dhe Ofer Cassif, i vetmi ligjvënës hebre që bën pjesë në një parti arabe, përcjell A2 CNN. Ndërsa dy deputetët po shoqëroheshin jashtë nga rojet e rendit, disa anëtarë të tjerë të Knessetit u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorasin me zë të lartë emrin e presidentit amerikan, duke thirrur: “Trump! Trump!”.

Incidenti ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik izraelit, mes atyre që e shohin si shprehje të lirë politike dhe atyre që e konsiderojnë një provokim të papërshtatshëm gjatë një fjalimi zyrtar. (A2 Televizion)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u prit me ovacione në Parlamentin izraelit, në ditën kur Hamasi liroi 20 pengjet e gjalla, pjesë e planit prej 20 pikësh të paqes së kreut të shtëpisë së bardhë.

Teksa përgëzoi Netanjahun dhe negociatorin Witkoff për lidershipin, Trump u shpreh se nga sot armët heshtën në tokën e shenjtë dhe një e ardhme e re ka nisur për të gjithë rajonin.

“Faleminderit të gjithëve është një nder i madh. Jemi mbledhur këtu në këtë ditë të madhe. Pas 2 viteve errësirë, 20 pengje po kthehen në familjet e tyre. 28 të tjerë do të kthehen për t’u prehur në tokën e tyre. Sot armët kanë heshtur dhe dielli e gjeti në paqe tokën e shenjtë. Ky nuk është fundi i luftës, por edhe fundi i terrorit. Falënderoj kryeministri Netanjahu, një burrë trim, pa të paqja nuk do të ishte e mundur. Nuk është aq e lehtë të flasësh me të, por prandaj është aq madhështor.

Faleminderit Bibi ke bërë një punë të madhe. Faleminderit dhe të gjitha vendeve të tjera arabe që u angazhuan për lirimin e pengjeve. Gjenerata do ta mbajnë këtë moment, si momenti kur gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi për mirë. Shumë njerëz na thonin që po humbnim kohë kot, por nuk doli kështu. Një falënderim për Steve Ëitkoff. Ai u zgjodh nga unë, nuk e kishte bërë më përpara këtë gjë. Ishte një biznesmen i madh, që negocion, por ai është njeri i madh. Të gjithë e respektojnë”, tha Trump. (A2 Televizion)

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…