Pas daljes nga Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes shëndetësore të të atit, G Bani ndau një video në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë tij dhe informon publikun se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe e mirë. Reperi u shpreh se kishte marrë shumë mesazhe nga ndjekësit dhe ndjeu si detyrim të informonte publikun mbi situatën e familjes së tij.

Megjithatë, pas publikimit të videos, G Bani është përballur me komente negative, ku disa individë kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e situatës, duke e cilësuar si lojë apo shpifje.

Në lidhje me këto reagime, G Bani ka bërë një sqarim publik në rrjetet sociale, duke u shprehur mbi situatën dhe duke iu përgjigjur kritikëve