“S’do të guxoja ta thoja në Amerikë!”/ Skenë e papritur në Samitin për Gazën, ja çfarë i thotë Trump Melonit

Një moment i papritur u regjistrua gjatë samitit për Gazën në Sharm el-Sheikh, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri komente personale ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke shkaktuar siklet e buzëqeshje në sallë.

“Ka një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës nëse e bën, por do të rrezikoj: është një grua e re, shumë e bukur”, tha Trump, duke kthyer vështrimin drejt Melonit.

“Ajo donte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali është një politikane shumë e suksesshme. Nuk të shqetëson nëse them që je e bukur? Sepse vërtet je”, tha ai.

Meloni, e befasuar nga komenti, reagoi me një buzëqeshje, lëvizi kokën në shenjë mohimi për të treguar se nuk e shqetësonte, dhe u përgjigj shkurt: “Faleminderit”, duke marrë duartrokitje nga auditori.

Trump vijoi fjalimin duke falënderuar Melonin për pjesëmarrjen e saj në samit: “E vlerësojmë shumë. Ajo donte të ishte këtu dhe është e jashtëzakonshme. Është veçanërisht e respektuar në Itali. Është një politikane e suksesshme.”

Pak çaste më parë, teksa presidenti amerikan kishte mirëpritur liderët në skenë për fotografinë zyrtare, pozoi me gjestin e tij të njohur, gishtin e madh lart dhe duke bërë shaka me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan: “Bëje edhe ti këtë!”

Kur erdhi radha e Melonit, Trump buzëqeshi dhe tha dy herë: “Kush është kjo grua?”, përpara se t’i shtrëngonte dorën dhe të përsëriste: “Një grua e bukur.”

Related Posts

‘Mos guxo të votosh…’ – SPAK zbardh mesazhet dhe audio-përgjimet që çuan nën hetim kryebashkiaken Majlinda Bufi

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e cila akuzohet për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, sipas nenit 328/a/3…

Shqiptari ndërron j*të pas transplantit të flokëve në Turqi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku një 36-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në Stamboll pasi i ishte nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar….

Vr*sja e Sulo Halilit në Greqi merr tjetër kthesë: Hetuesit dyshojnë për ngatërresë identiteti me një tjetër shqiptar me precedentë penalë

Hetimet për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, i cili u gjet i ekzekutuar dhe i karbonizuar në zonën e Skourtës në Greqi, po marrin drejtim të…

Kasapi 40 vjeçar vd*s tr*gjikisht pasi pret aks*dentalisht arterien e kofshës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kilkisi të Greqisë, ku një kasap 40-vjeçar humbi jetën gjatë punës. Sipas informacioneve, burri i fatkeq preu aksidentalisht arterien femorale,…

Detajet e reja/ Italia po heton “turistët snajperë” të Sarajevës: Çfarë dihet deri tani

Zyra e prokurorit publik të Italisë ka hapur një hetim mbi pretendimet se italianët udhëtuan në “safari snajperësh” (Sniper Safari) në Sarajevë për të qëlluar qytetarët gjatë…

Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares

Aldo Bare, i dënuar me burgim të përjetshëm si kreu i “bandës së Lushnjës”, ka kërkuar që dënimi i tij të ulet, por Gjykata e Lartë ka…