Triumfi historik i Shqipërisë në Serbi – Grida Duma ben ate qe nuk imagjinohej

Fitorja historike e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë është padyshim momenti më i përfolur në vend ditët e fundit, jo vetëm për afrimin e kuqezinjve në një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2026, por edhe për historinë mes dy vendeve.
Moderatorja Grida Duma e nisi pikërisht me këtë temë puntatën e kësaj të hëne në Top Story. Ajo falënderoi ekipin Kombëtar për këtë triumf historik, duke mos i kursyer lavdet për të gjithë protagonistët e kësaj fitoreje.

“Do të kishte qenë krejt e pavend në rast se nuk do të thurnim lavde apo një nisje me atë që është më shpirtërorja e kësaj fundjave dhe e kësaj simbolike, që për disa që mund të jenë më skeptikët e kësaj bote, mund të thonë:

‘Si është e mundur që një gol i Kombëtares tonë, të ngjallë e të ndezë emocione kaq të forta patriotike që nuk i kanë ngjallur plotë dimensione të tjera?

Pse sporti dhe jo diçka tjetër?’. Sepse, sa më shkurtë thonë, më të mirët e një vendi, më të shpejtët e një vendi, më taktikët e një vendi, më të stërviturit e një vendi janë pjesë e atij grupimi që garon për të gjithë.

Ka ndodhur në politikë, ndodh kudo, kur dy kandidatë shfaqen përballë njëri-tjetrit, nuk janë turmat ato që zihen, përplasen dhe debatojnë. Janë dy prijësit, që në një mënyrë ose një tjetër, përcaktojnë edhe fituesin qoftë edhe nga një debat mes dy krerëve.

E njëjta gjë ndodh me sportin, e njëjta gjë ndodh me artin në çdo dimension. Kur më të mirët e një vendi, arrijnë të thurin një fitore, sidomos në trusni, një trusni që vendos shqiptarët në Ballkan përballë trysninë më të madhe etnike që ka qenë ajo me serbët në vendosje me shpinë pas murit për të vendosur ne ose ata.

Dhe këtë nuk e kanë bërë shqiptarët, por e kanë bërë serbët duke e përcaktuar faktorin shqiptar si të pavend në vendin e vetë.

E pra kur më të mirët e sportit arrijnë, jo si një rastësi, por si një mjeshtëri, një fitore të kësaj natyre, ata meritojnë një himn dhe një mirënjohje për të gjithë grupin që nuk është vetëm te lojtarët, por te gjithë mjeshtëria, që është federatë, lojtarë, grupim, trajner, të cilët i japin shqiptarëve një vetëbesim për t’u ndierë më të mirët në Ballkan.

Për këtë arsye e nisëm me këtë vlerësim mirënjohje, falënderimi, për atë që lidhet me gjithë Shqipërinë, që edhe në këto debate, luftojmë për të njëjtin qëllim, për atë vetëndjerjen mirë të shqiptarëve. I themi të gjithë si Top Story, faleminderit që na e dhatë si ndjesi”, tha Duma.

Related Posts

“Njerëzit nuk do të nevojiten për…”, Bill Gates: Si do ndikojë inteligjenca artificiale për 10 vitet e ardhshme

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, vazhdon të mbetet një nga zërat më me ndikim në botën e teknologjisë, edhe pse ka reduktuar aktivitetin e tij profesional. Në…

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të…

‘Dy krena, një shqipe’! Kryeministri Rama përshëndet Dardanët për fitoren e bukur ndaj Suedisë

Pas fitores së Shqipërisë në Leskovac ndaj Serbisë, vetëm një ditë më pas, erdhi një tjetër sukses i madh. Kosova mundi 0-1 Suedinë në kualifikueset e botërorit,…

Paqsori ndërroi jetë, familja reagon me dh*mbje! E trishte ajo cfare po u ndodh Genardit dhe Sonidës pasi moren vesh vd*kjen

TIRANË- Paqsor Hajdini, babai i personazhit të rrjeteve sociale, Genard Hajdini, ndërroi jetë pak ditë më parë, në moshën 74-vjeçare. Lajmi i trishtë erdhi vetëm dy muaj…

Ndodh MREKULLIA? Vijnë lajme fanstastike për shëndetin e Schumacher! Gazetari francez: Ja çfarë kam mësuar

Michael Schumacher mbetet në zemrat e tifozëve të Formula 1, jo vetëm të tifozëve të Ferrarit. Historia e tij jashtë garave i ka prekur të gjithë. Gjermanit…

Nuk ia dola dot! Sonila Meco jep lajmin tr*ndites, ja cfare i ndodhi sot mes Tiranes

Sonila Meco ka shperthyer me nje shenim ne rrjetet sociale lidhur me bllokimin e trafikut diten e sotme ne Tirane. Ajo theksoi se iu desh me shume…