A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë të fundit në zonën e tij, 3 vjet nga zhdukja e mbretit të kumarit në Shijak

Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj, një 37 vjeçar me banim në Shijak dhe i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë për disa ngjarje të rënda kriminale, është arrestuar këtë martë nga Forcat Speciale RENEA në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Anëtari i grupit të Shijakut që drejtohej nga xhaxhai i tij edhe përse kërkohej ngado, kishte vendosur të fshihej në një nga zonat më të populluara të Tiranës, ndërsa në momentin e arrestimit, i është gjetur një armë zjarri “Beretta” të cilën e mbante nën jastëk, në krevatin ku flinte.

Aldo Avdylaj akuzohet zyrtarisht se ka koordinuar veprimet për ekzekutimin e shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 me porosi të kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, pasi Ilir Kuçi kishte tentuar t’i vriste nipin, të arrestuarin e sotëm Aldo Avdylaj.

Në shenjë hakmarrje, grupi i Shijakut veproi menjëherë dhe e ekzekutoi “Malokun” para shtëpisë.

Mirëpo, kjo nuk është ngjarja e vetme për të cilën 37 vjeçari ishte në kërkim. Ai i fshihej Policisë së Shtetit dhe SPAK sepse emri i tij rezulton mes anëtarëve të 7 grupeve kriminale që u goditën një vit më parë, si rrjedhojë e zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale ka qenë ai i të shumëkërkuarit nga drejtësia, Ervis Martinajt. Sipas SPAK mësohet se Martinaj kishte bërë aleancë me grupin kriminal i cili vepronte në qytetin e Lezhës dhe drejtohej nga ish deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Dy grupet kriminale, ai i Martinaj dhe i Ndokës kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe atë të Burrelit, për të hequr qafe disa nga kundërshtarët e tyre, si Durim Bami, Fatmir Hyseni, etj.

Në ndihmë të Martinaj dhe Ndokës kanë ardhur dhe Emiljano Shullazi se Aldo Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e lirisë së kufizuar sepse i pari ëhstë dënuar me disa vite burg dhe i dyti (në atë kohë) ishte në “Arrest në shtëpi”, ndihmuan dy kokat e grupeve kriminale për të ekzekutuar një tjetër eksponent të krimit, Durim Bamin.

Astrit Avdylaj dhe vëllai i tij, dyshohen se kanë gisht në disa atentate mafioze të ndodhura nga viti 2019 dhe në vijim. Gjithashtu, grupi i Shijakut anëtar i të cilit është dhe Aldo Avdylaj, dyshohet se është i lidhur dhe me zhdukjen e biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, pasi gjurmët e fundit të tij kanë qenë në këtë zonë.

A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë
Astrit Avdylaj
Të dy vëllezërit janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit dy vite më parë, kur Ervis Martinaj u zhduk. Jasim dhe Astrit Avdylaj në atë kohë mohuan të kenë pasur kontakte për të strehuar biznesmenin e basteve, sepse ishin në “Arrest shtëpie” dhe monitoroheshin nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, siç ka dalë nga përgjimet e thyera nga SPAK të platformës “Sky ECC”, Astrit Avdylaj i kishte vënë në dispozicion nipin Ervis Martinajt, për të gjetur e vrarë Durim Bamin. Aldo Avdylaj ka komunikuar me mbretin e kumarit, por vrasja e vëllezërve Bami nuk u realizua.

A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë
Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj
Gjurmët e Ervis Martinaj humb in përfundimisht në zonën e Shijakut. Prej datës 10 Gusht 2022, kur raportohet se ka udhëtuar drejt Shijakut, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Lezhës.

Mbetet për t’u parë nëse Aldo Avdylaj do të flasë dhe do të tregojë para prokurorëve se çfarë ka ndodhur me njeriun që për muaj me radhë ishte në qendër të diskursit publik, politik e mediatik në Shqipëri, për shkak të influencës së madhe që kishte dhe mënyrës sesi u zhduk. Newsbomb.al

Related Posts

Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

Afërdita në Peshore sjell shumë romancë dhe dashuri, por prek edhe financat. Kjo javë nis me pak vështirësi, thotë Meri Shehu në programin “Rudina” duke paralajmëruar lajme…

Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia tm*rrohet kur shikon cfare i benin te vd*kurit

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë…

Arma gjermane që vulosi vr*sjen e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria zbardh skenën e ekzekutimit! Në makinën e Gjon Shkambit gjenden 31 fishekë

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit rreth një javë më parë. Referuar edhe kamerave të…

Zbardhen DETAJE nga ngjarja tragjike në Itali! Vëllezërit dhe motra hapën 6 bombola në vilën dykatëshe, prokurori: Skenë e ngjashme me…

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës, ku 3 karabinierë humbën jetën dhe 16 ushtarë e oficerë policie u…

E vetmja që BINDI Donald Trump/ Zbulohet IDENTITETI i miliarderes 80 vjeçare që ndihmoi marrëveshjen e paqes në Gaza!

Thuhet se një miliardere izraelito-amerikane e përmendur nga vetë Donald Trump në Knesset qëndron pas marrëveshjes së paqes në Gaza, që çoi në lirimin e të gjithë…

Zjarri i tm*rrshem, VD*S këngëtari i njohur

Këngëtari i “DNK”, Vlladimir Blazev – Panço, humbi jetën sot si pasojë e lëndimeve që mori në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan. Ai për një kohë…