Zbardhen DETAJE nga ngjarja tragjike në Itali! Vëllezërit dhe motra hapën 6 bombola në vilën dykatëshe, prokurori: Skenë e ngjashme me…

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës, ku 3 karabinierë humbën jetën dhe 16 ushtarë e oficerë policie u plagosën pas një shpërthimi të fuqishëm në një banesë dykatëshe. Policia kishte shkuar për të evakuar shtëpinë ku banonin tre familjarë dy vëllezër dhe motra e tyre kur ndodhi shpërthimi që shkatërroi plotësisht ndërtesën, duke i zënë nën rrënoja forcat e sigurisë.

Burimet pranë hetuesve tregojnë se e gjithë banesa ishte mbushur me gaz, dhe shpërthimi ndodhi kur u hap dera e përparme. Familjarët, Dino dhe Maria Luisa Ramponi, u arrestuan në vendngjarje, ndërsa vëllai i tyre, Franco, u kap dhe u arrestua mëngjesin pas ngjarjes.

Kryeprokurori i Veronës, Raffaele Tito, e përshkroi ngjarjen si një “tragjedi të pabesueshme”, duke theksuar se karabinierët dhe policia vepruan me maksimumin e kujdesit dhe me të gjitha mjetet e nevojshme, por rezultati ishte fatal dhe shumë i dhimbshëm.

Sipas hetimeve, tre të arrestuarit akuzohen për vrasje me paramendim. Ky incident nuk është i pari i këtij lloji: në tetor 2024, familjarët kishin mbushur shtëpinë me gaz për të parandaluar dëbimin, por atëherë situata u zgjidh pa incidente serioze, pasi dhomat u ajrosën. Po atëherë, një prej tyre kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes, duke u lyer me benzinë.

Sipas raportimeve, në banesë kishte të paktën pesë apo gjashtë bombola gazi, ndërsa shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në katin e parë të ndërtesës.

Ngjarja la pas një skenë apokaliptike dhe ka tronditur thellë komunitetin dhe institucionet ligjzbatuese të rajonit. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha detajet dhe rrethanat e sakta të kësaj tragjedie,

Related Posts

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…

“Nuk e dimë nëse është gjallë”, Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Alaraby Aljadeed se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të…

“Më përdh*nuan në grup dhe më filmuan”/ 17-vjeçarja tregon momentet e t’merrit: Ishin 5 persona, më futën në një dhomë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdh*nuar nga disa persona. Sipas informacioneve, incidenti është raportuar nga dy të…

Çfarë i ka thënë Gretës pas eliminimit nga BBV 5? Babai i Selin: Kam folur me të, ajo është…

Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club” babai i Selin, Toni Bollati. Ai ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë…

PAMJET/ Valë suImesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis suIme hakmarrëse me dronë ndaj lzraeIit

Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave iraniane në perëndim…

“Këto raste si zgjidhen? Me kanun…”/ Babai i Selin kërcënon ‘live’ babain e Rogertit?

Emisioni “Fan Club” ka nisur me një telefonatë me babain e një prej banoreve të “BBVA”, Selin Bollati. Toni, teksa po i përgjigjej pyetjeve nga moderatorja e…